Shpella Radacit

Shpella Radacit "Bukuroshja e Fjetur"

Shpella Radac Kosovo

Shpella e Radacit gjindet afër ujëvarës së Drinit të Bardhë. Shtrihet në pjesën verilindore të vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna. Shpella është e thelluar në shkrepa të cilët e përbëjnë majen e Rusolisë me lartësi mbidetare 2381m ndër të cilën shtrihet fusha e Drinit të Bardhë.



Radac Shpella Peja Rugova

Me vetitë e veta morfologjike është e radhitur me disa degë dhe galeri, salla, korridore dhe kanale. Formimi i shpellës është i lidhur me evolucionin hidrologjik të pjesës perëndimore të krasit gëlqeror të majës së Rusolisë. Rrjedha nëntokësore ka formuar kanale më të mëdha të cilat janë ndërtuar në kohën e para Levantit, kanalet më të mëdha të shpellës janë krijuar në kohën e liqejve më të ulët, kur edhe është formuar galleria e dytë e shpellës.

E pasuruar me dekorime prej çfarëdo shpelle në shkrepat e këtij territori, shpella e Radacit me lidhjet e shumta të kanaleve nëntokësore, galerive të lehta për ecje dhe kushteve dhe vetive mikroklimatike, paraqet një objekt mjaftë tërheqës turistik. Tani kjo shpellë ëshrtë e hapur për vizita gjatë gjith vitit. Bukuri natyrore dhe atraksion turistik i komunës së Pejës padryshim është “Shpella Radacit”.

Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj me këtë projekt.



Më shumë këtu ...