Aktivitetet rekreative

Peja - aktivitete sportive dhe rekreativ

Bergsteigen Peja Kosovo

Me pasuritë e mëdha që disponon, rajoni malor i Rugovës ofron mundësi të shumta për kryerjen e aktiviteteve rekreative-sportive, ku shumë dashamirë të natyrës, entuziastë të bjeshkëve dhe sportistë e kalojnë kohën duke shijuar ajrin e pastër, natyrën e gjallë dhe kënaqësinë e pamjeve piktoreske e deri tek aktivitetet ekstreme. Janë mjaft atraktive ngjitjet në shkëmbinj, ecjet malore, pushtimi i majave malore deri në 2522 m, eksplorimet në shpella, eskursionet ditore dhe pushimet gjatë vikendeve, kampingjet, aventurat e ndryshme, skialpinizmi, ecjet me shputa bore, skijmi i lirë, etj. Andaj Peja edhe njihet në Kosovë si qytet i rekreacionit dhe sportit për çka edhe krenohet. Peja tani ofron mundësi për të gjithë adhuruesit e natyrës dhe rekreacionit që në këtë regjion të mund të qëndrojnë dhe të dëfrehen me natyrën e bukur.



Parashut Peja Kosovo

Oferta e Pejës është e shtrir në tri nivele si:

Në nivelin lokal ofron aktivitete ditore apo vikend si ecje malore, ecje ekskursioniste në pyjet përreth qytetit, Via Ferrata si një atraksion shumë unik që ofrohet në grykën e Rugovës, ZipLine, Ura Tibetiane, eksplorimin e shpellave e sidomos shpellës Gryka e Madhe dhe shpella e Radavcit, parkun e aventurave, kalerim, fluturim me paraglide, fluturim me balon me ajër, peshkim, biciklizem malor dhe biciklizem rekreativ.

Në nivelin rajonal ofron eksperienca të ecjes malore në pjesët më unike të Bjeshkëve të Nemuna duke përfshirë zonat malore të Rugovës, bjeshkët e Deçanit dhe Junikut. Ky shteg me gjatësi 67km kalon përgjatë bukurive dhe atraksioneve më të veçuara të natyrës në bjeshkët e Nemuna. Realizimi i këtij shtegu kërkon 6 ditë kohndërsa ndryshimi lartësis mbidetare është nga 900 deri në 2656m që është maja më e lartë në Kosovë Gjeravica. Gjatë qdo ditë ecje do të arrini të një fshat ku do të gjeni akomodim dhe ushqime tradicionale ndërsa për eksperiencat e juaja do të keni diskutimet me banoër lokal të cilët do t’ju shpjegojn jetën e tyre në bjeshkë, kulturat si dhe traditat.

Në nivelin ndërkufitar ofron Shtegun ambicioz “Majat e Ballkanit” që ka gjatësi prej 192 kilometra, dhe është shteg që fillon e mbaron me një qark i cili kalon në të tri shtetet (Kosovë-Shqipër-Mali i Zi). Vizitorët aventurën e tyre mund ta fillojn nga Peja që është pikë hyrëse në bjeshkët e Nemuna, Thethi (Shqipëri) dhe Plav (Mal i Zi). Ky shteg atraktiv ka gjithsejt 10 etapa e cila mund të realizohet nga 10-12 ditë, varësisht nga motivimi dhe kondicioni i turistëve. Niveli i veshtirësisë dallon prej të lehtës deri tek mesatarja, por kërkon një kondicion të madh fizik dhe pajisje për mal (këpuc për ecje, veshje kundër lagështis, ndriçim, çantë përsonale të ndihmës së parë, telefon mobil etj). Edhe pse i gjithë shtgu është i sinjalizuar dhe i markuar, ajo pjesërisht të çon tek regjione malore të pabanuara. Kështu, ky shteg rekomandohet që të ecet në grupe apo i përcjellur me një guidë lokal të trajnuar. Në të tri vendet veprojn guida lokale të cilët janë të trajnuar nga DAV (Deutcher Alpen Verein) dhe janë të mirë-familjarizuar me këtë shteg. Më shumë informata për guida, akomodim, procedura ndërkufitare dhe përshkrim të detajizuar të shtegut mund të gjinden në Web-faqen www.peaksofthebalkans.com apo në email pejatourism@yahoo.com