Projekti atdheu.com – Promovojmë Kosovën në botë
atdheu.com / kosovo-urlaub.de / kosovo-vacations.com
Informacionet dhe përmbajtjet e publikuara në webfaqet tona janë në dispozicion falas për informimë për të gjithë vizitorët. Platformat tona janë në zhvillim të vazhdueshëm në 4 gjuhë: shqip, gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht. Për ekipin tonë, që punon në mënyrë vullnetare në këto projekte, është veçanërisht e rëndësishme që Kosova të prezantohet dhe të njihet më mirë edhe nga publiku ndërkombëtar. Përmes përmbajtjeve tona promovojmë bukuritë natyrore të Kosovës, majat mbresëlënëse të maleve, liqenet dhe ujëvarat, diversitetin kulturor, traditat, si dhe qytetet dhe fshatrat piktoreske. Kosova ka shumë për të zbuluar!
Plani ynë për këto 4 projekte është zhvillimi i rreth 160 nënfaqeve për secilën gjuhë: shqip, gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht. Kemi plane të mëdha për zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të platformave tona dhe investojmë vazhdimisht në web hosting, domene, programe, serverë dhe mirëmbajtjen teknike të projekteve. Nëse ju pëlqen projekti ynë dhe dëshironi të na mbështetni në realizimin dhe zhvillimin e tij, mund ta mbështetni atdheu.com me një donacion të vogël. Ky donacion vullnetar është një kontribut i vlefshëm për zhvillimin, zgjerimin dhe mirëmbajtjen e projektit. Ju falënderojmë paraprakisht për mbështetjen dhe kontributin tuaj!
