Pyetjet e shpeshta rreth Kosovës

Kosovarët përdorin gjuhen Shqipe për komunikim. Gjuha e dytë zyrtare është Serbe. Ndërsa gjuhet e disa komuniteteve janë: boshnjakisht, turqisht dhe gjuha rome.

Sipas statistikave nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, Kosova kishte gjithsej 1,795,666 banorë në fillim të vitit 2019. Sipas regjistrimit të vitit 2011 nga Zyra e Statistikave të Kosovës jetojnë si: 92.9% shqiptarë, 1.5% serbë, 1.1% turq, 1.6% boshnjakë, 0.9% ashkali, 0.7% egjiptianë, 6% goranë, 0.5% romë dhe 0.1% të tjerë.

Euro është monedha zyrtare në Kosovë. Kredit kartela e shumë vendeve përdoret në Kosovë.

Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, qyteti i së ardhmes me shërbime efikase dhe me cilësi të lartë që i shërbejnë të mirës së përbashkët të qytetarëve të saj. Qyteti i Prishtinës është qyteti më i populluar me 214,688 banorë.

Klima në Kosovë është një klimë kontinentale që rezulton në verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë. Për shkak të lartësive të pabarabarta në vende të ndryshme në Kosovë, ka dallime në temperaturë dhe reshje. Dhjetori dhe Janari janë muajt më të ftohtë, ndërsa Korriku dhe Gushti janë muajt më të nxehtë të vitit. Reshjet e borës priten midis Nëntorit dhe Marsit.

Për të bërë thirrje në Kosovë, duhet të përdoret kodi i shtetit (+383) për Kosovën. Për të filluar telefonata ndërkombëtare, së pari thirrni kodin e vendit.

Dita e Vitit të Ri 1dhe 2 Janar, Krishtlindja Ortodokse 7 Janar, dita e Ashkalive 15 Shkurt, Deklarata e Pavarësisë 17 Shkurt, dita e Veteranëve 6 Mars, dita e Romëve 8 Prill, dita Turke 23 Prill, dita e Punës 1 maj, dita e Goranve 6 maj, dita e Evropës 9 Maj, dita e paqes 12 Qershor, dita e kushtetutës 15 Qershor, dita Boshnjake 28 shtator, dita Shqiptare 28 nëntor, dita e Krishtlindjeve 25 dhjetor.

Linjat e emergjencës në Kosovë janë:

112 - Linja e urgjencës
192 - Policia
194 - Ambulanca

Ekzistojnë shtatë spitale rajonale në qytetet më të mëdha të Kosovës. Për më tepër, ato mbështeten nga qendrat shëndetësore në secilën prej 38 komunave në vend. Përveç sistemit shëndetësor publik, ka shumë spitale private në Kosovë. Farmacitë e pajisura mirë mund të gjenden në çdo qytet në të gjithë Kosovën, disa prej të cilave janë të hapura 24/7.

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë
Adresa Postare: Rr. Azem Jashanica 66,
Qyteti : Prishtinë
Kodi Postar: 100000
Telefon: +383 38 25 45 00

Orari i punës: E hënë deri të Premten, vetëm me termin.
Webfaqja: http://www.pristina.diplo.de

Kosova dhe Gjermania janë të lidhura ngushtë dhe miqësisht

Mitteleuropäische Zeit (GMT + 1)