Jeta e natës

Jeta e natës në Kosovë, e sidomos në qytetet e mëdha është e pasur ku shumë klube, bare, diskoteka punojnë deri në mëngjes, dhe ofrojnë muzikë live, vallëzime, argëtim dhe ajo që vërehet çdo natë është përformanca e jashtëzakonshme e të rinjve me vallëzimet e tyre të shkëlqyera ku vërehet argëtimi në maximum.

Jeta e natës

Jeta e natës në Kosovë

Prishtina, edhe pse qytet me 200 000 banor, aty gjatë natës dhe sidomos stinës së verës dyfishohet numri i vizituesve si nga qytetet ma të vogla por edhe nga mërgimtaret që gjatë verës janë të shumtë në numër. Në Prishtinë ka numër të madh të lokaleve që organizojnë muzikë live me hapësira vallëzimi ku veçohen disa nga këto si : Zone Club, Duplex, Rooftop, Coco Club, Diamond Club, Bombivant, Industry, Zanzibar, Studio 21 dhe shumë lokale tjera me muzikë live.

Bulevardi Nëna Terezë, rruga B, hapësira te kafet e vogla dhe disa rrugë tjera janë hapësira ku mysafiret qëndrojnë në sheshe të hapura duke u argëtuar, vallëzuar, dhe dëgjuar muzikën e tyre dhe duke shijuar këngëtaret e tyre të preferuar me show live. Disa nga lokalet e natës ofrojnë edhe muzikë jazz si Hamam bar, Sky bar, etj pastaj në disa lokale ofrojnë edhe këngë të lehta qytetare si Taverna Sofrabezi , Taverna Arte etj.

Jetën e natës në Kosovë e bëjnë edhe ma të veçant edhe festivalet e shumta që zgjasin me ditë dhe natë pandërprerë si: Sunny Hill festival, Beer and wine festival, Coffee and Tea Festival, Erdhlezeti Festival, Freedom Festival, Prishtina Jazz Festival, Chopin Piano Fest, BeerFest Kosova, DokuFest, Etno Fest, NgomFest, Festivali yt, PriFilm Fest, etj.


Partneri juaj profesional për Webdesign


Rrisni biznesin tuaj me një Web faqe dhe marketing profesional.


Web Faqe & Marketing

Foto Galeria

Na dërgoni fotot tuaja më të bukura të Kosovës. Ne tregojmë fotografitë më të mira nga atdheu.

Diskoteka Kosova
Jeta e natës në Prishtinë
Kosova Party Disco
Muzike Live në Prishtinë
Vallëzimet Kosovare

Newsletter - atdheu.com

Ka shumë për të zbuluar!

Regjistrohuni në Newsletter për të qenë gjithmonë i informuar me të rejat dhe ofertat tona më të fundit.


Fluturimet

Këtu mund ti gjeni kompanitë më të besueshme, të përzgjedhura që organizojnë fluturime drejt Prishtinës nga të gjitha qendrat botërore dhe anasjelltas. Rezervime të shpejta dhe të sigurta të biletave.

Info

Udhëzues udhëtimi

Turne me udhëzues (travel guides) janë argëtuese! Jo vetëm që do të mësoni shumë për vendin që po vizitoni, por gjithashtu do të mbeteni të habitur, të kënaqur kur zbuloni kënaqësitë e Kosovës me një udhëzues të mirë.

Info

Hotele

Akomodimi në Kosovë është i lirë, kështu që ju mund të gjeni edhe hotele ekskluzive me çmime të ulëta. Mund të kurseni shumë nëse vendosni për një hostel apo apartament privat.

Info