Harta Destinacioni Pejë

Si të arrihet në Pejë

Peja harta Kosova

Qasja për në destinacionin e Pejës është bërë mjaft e lehtë pasi që infrasturktura për udhëtimeve në territorin e Kosovës është duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë duke u veçaur nga shtetet e rajonit. Janë ndërtuar autoudha dhe rrugë regjionale duek i respektuar standard evropian, qaja përmes transportit ajror është mjaft konkuruese në rajon, transporti hekurudhor është gjithnjë në ngritje të cilësis dhe është një transport shumë atraktiv pasiqë kalon nga fshatrat e thella të Kosovës etj. 



Harta Peja

Qasja nga Maqedonia e Veriut: Kufijt kryesor që përdorën për qasje në Kosovë janë pika kufitare e “Hanit të Elezit” nga ku pastaj mund të ndjekni autoudhën për në Prishtinë dhe Pejë (pothuajse shumica e rrugës është autoudhë me standarde të mira).

Qasja nga Shqipëria: Hyrja nga Shqipëria mund të bëhet përmes pikës kufitare “Vermicës” duke ndjekur autoudhën nga Prizreni - Prishtinë – Pejë (opciopnale është edhe rruga rajonale që lidh me Gjakovën dhe Pejën), si dhe përmes pikës kufitare “Qafa Morinës” mund të arrihet përmes Junikut – Deçan - Pejë.

Qasja nga Mali i Zi: Hyrja nga Mali i Zi bëhet nga pika kufitare e “Kullës” e cila gjindet në veri të Pejës dhe ka largësi vetem 30km nga qyteti i Pejës. Kjo pikë kufityare lidh Pejën me qytetin e Rozhajes në Malin e Zi. Ndërsa kufiri i “Qakorit” i cili lidhe Pejën me qytetin e Plaves në Malin e Zi nga rajonin malor i Rugovës është i mbyllur për qarkullim.

Transporti rrugorë me autobus është mjaft i zhvilluar. Linjat e autobusve pothuajse veprojn çdo ditë nga shtetet që e rrethojn Kosovën e poashtu edhe nga shtetet tjera të Evropës, ndërsa lidhja me qytetet tjera brenda Kosovë ka një funksionim shumë të mirë dhe është transporti i cili më së shumti shfrytëzohet për qarkullim.

Transportit ajror realizohet përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” i cili gjindet 70km larg nga qyteti i Pejës. Në aeroport mund të gjeni taxi për të aritur në Pejë apo mund të shfrytwzoni tranpsortin publik Aeroport – Prishtinë dhe pastaj të merrni autobusin për Pejë. 

Transporti hekurudhor poashtu është një nga mundësit që mund ta shfrytëzoni për të aritur në Pejë. Është funksionale lidhja ndërshtetrore Maqedoni - Prishtinë – Pejë ndërsa qarkullimi Prishtinë – Pejë bëhet dy her në ditë.