| Anjeza
Shahini |
|
Tingulli 3 |
| Sa e veshtire ishte te perfaqesoje Shqiperine? Per mua ishte
nje pergjegjesi shume e madhe. Shpeshhere e pyesja veten nese
kisha bere mire qe kisha marre nje pergjegjesi kaq te madhe
ne dore. Mund ta quaj pa frike pergjegjesine me te madhe qe
kam marre ne jeten time, sepse nuk eshte pak kur te gjithe i
kane syte tek ti dhe thone kujdes se ke Shqiperine ne krahe.
Dhe deri ne momentin kur ne kemi ardhur ketu ne Stamboll kemi
pasur paksa frike, por u ndjeme mjaft mire ne kohen kur te gjithe
na priten mire dhe e pelqyen kengen dhe kulturen shqiptare,
aq me teper hyrja ne finale apo ne dhejteshe dhe ne vendin e
shtate. |
| |
|
| "Kishe une bukuroshe.... Kishe une p...". Adhuruesit
ia kendojne ende ne rruge, refrenin e kenges se tij, qe ai ka
kenduar pak kohe me pare. E ngacmojne me shikime kureshtare,
ndersa ai u dhuron buzeqeshjen e tij karakteristike, duke e
ditur mire se pikerisht tek ajo buzeqeshje qendron celesi i
suksesit te tij. Tashme Getoari eshte i vetedijshem se u be
njw VIP, brenda nje kohe shume te shkurte me kenget e tija,
me zerin e tij tamam qe tingellon rep, dhe me levizjet origjinale
ne skene. Era e tij ze fill atje te viti 1996, kur edhe u formua
ky grup si "Tinguli 3". |
| |
| |
|
| Ardit Gjebrea |
Veli Sahiti |
| Shume here kam menduar qe te perfshij
ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me
bente te mendoja se duhej ti futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe
doja te krijoja sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten
kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte
nje dite dhe emri do te punonte per mua. Por cdo dite qe kalon, dhe
sidomos gjate punes per albumin e fundit, e kuptova se cdo dite do
te me duhet te vazhdoj te punoj per emrin tim. Keshtu me duhej te
beja nje pune shume profesionale qe te isha ne parametrat e pretendimeve
te publikut ndaj meje. |
Veliu i kendoi zeshkanes.
Ai bashkeshorten e ka biondine. Bashkeshortja e tij e kishte futur
ne "gjyqin" femeror dhe e pyeste kush eshte ajo zeshkanja qe i ke
kenduar? Pas gjithe kesaj "gjykate ushtarake" femerore, Veliu u
detyrua të kendoje edhe biondines. Natyrisht me deshiren e
tij.
Kurrsesi s'mund te thuash, se nga ai kengetari qe mund te kesh
takuar ashtu kalimthi duke drekuar tek Bar Piceria "Syri" ne Ferizaj,
te te kete mbetur nje imazh i bukur i kesaj dreke. |
| |
|
| Anita Bitri |
Bojken Lako |
| "Cdo gje eshte e mundur", eshte titulli
i albumit muzikor qe e ka kthyer Anita Bitrin pas nente vjetesh ne
Shqiperi. Emocionet e kengetares se festivaleve te dikurshme u shtuan
edhe me kur pa pritjen e ngrohte te njerezve dhe mediave qe ne momentin
e pare te mberritjes ne aeroport. "Emocioni ka qene shume i madh,
kam pare reagimin e publikut, madje edhe nga ata qe nuk e dinin qe
une do te vija. Tirana ishte transformuar nga ajo Tirane qe kam lene
une, pa fasada te larta dhe rruge te bukura e te gjera. Me ra shume
ne sy menyra e lyerjes se pallateve, dukej qe ishte nje dore piktori.
Ndala makinen dhe eca ne kembe anes Lanes". Mjaftuan vetem dy-tri
ore qe Anita te ndihej sikur nuk ishte larguar kurre nga Shqiperia. |
Eshte
shume e veshtire t'a takosh, thuajse e pamundur. Perhere ne levizje,
gjendet ne nje vend, duhet te jete diku tjeter. I bej "prite" ne
oret e vona te pasdites, ne shkollen Poleposition, pikerisht aty
ku gjendet cdo nate per te kalkuluar shfaqjen e dites se neserme.
"Prijesi" i muzikes alternative ne Shqiperi, Bojken Lako i ka qendruar
besnik muzikes se tij. Tingujt qe ai krijon jane muzike jokomerciale.
Lako eshte nga muzikantet shqiptare qe se bashku me Heldi Krajen
krijuan grupin e pare shqiptar me emrin "The fish hook" dhe prodhuan
ne vitin 1993 albumin e pare te titulluar "King of Beers" me nje
shitje prej 5000 kopjesh. |
| |
|
| Backstreet Boys |
Eminem |
| Backstreet Boys eshte nje
grup i perbere nga pese pjestare te rinj nga Orlando,
Florida, qe e devijuan boten muzikore nga vetja ne 1995,
dhe dy vjete me vone u bene nje fenomen internacional.
Ata shiten mbi shtate milion kopje ne te gjithe boten,
kane kater kenge "single" ne krye te renditjes se dhjete
kengeve me te mira, Top Ten, dhe kane bere koncerte te
suksesshme ne Europe, Ameriken Veriore, Azi, dhe Australi.
Ne 1996 ata moren cmimin e "Me te preferuarit e Shikuesve
ne MTV Europe", duke dale me te suksesshem se grupe te
tjera si Oasis dhe Spice Girls, te cilet ishin te favorizuarit
ne Europe. |
| |
|
|
| Marshall Bruce Mathers III, lindi ne Kansas City, Missouri
me 17 Tetor 1972. Eminem kaloi nje pjese te mire te femijerise
se tij duke u shperngulur nga Kanzas City ne zonen metropolitane
ne Detroit; kur ishte 12 vjec, ai se bashku me te emen
u shperngulen perfundimisht ne Warren, Michigan. Ishte
nje fans i muzikes rap qe ne vogeli, dhe filloi te prezantonte
vetveten ne kete fushe ne moshen 14 vjec. Megjithese ai
e la shkollen e mesme dhe punoi ne pune te llojeve te
ndryshme per disa vite me rradhe, pasioni i tij per muziken
mbeti i pashuar. |
| |
| |
|
|
| Merita Halili |
Madonna |
| ...së shpejti |
...së shpejti |
|