Nese juve keni humor, dergojeni ne adresen tone dhe ne do t'ua
"publikojme" me emrin tuaj E-mail: kontakt@atdheu.com
Rroga e dyfishuar
"Shefi ma ka dyfishuar rrogën!" i tregon kontabilisti
kolegëve të vet.
"Si e fitove këtë?"pyesin me kurreshtje kolegët.
"I thashë:Nëse jo, prej muajit të ardhshëm
do të filloj në Inspektoriatin financiar, si kontrollor."
Viagra by Microsoft
"Çka do të shkruante në paketimin e Viagra-s
sikur të prodhohej nga Microsoft-i?"
"Plug & Play"
Bjondina
Pse bjondina nuk mund t`i përgadis dy porcione nga libri i
kuzhinës?
Se furra e saj nuk shkon deri në 400` C.
Optimisti
Optimist është ai shef i cili e marton sekretareshën
e vet, dhe seriozisht mendon se edhe më tej mund t`i diktoj
asaj.
Punëtorët e saktë
Një ndërmarrës pyet tjetrin:"Pse punëtorët
e tu janë çdoherë të përpikshëm?"
"Parking-trik!"
"Nuk po kuptoj..."
"Tridhjetë punëtorë dhe vetëm njëzetepesë
vendparkimi..."
Në vend të punës
"A mund të bisedoj me shefin njëherë?",
pyet një konsumator.
"Është duke fjetur", ishte përgjegja.
"Po sekretaresha e tij?"
"Unë ju thashë njëherë ..."
Shefi nga dritarja
"Pse kërceu shefi juaj nga dritarja?", pyet polici
sekretareshë e bukur.
"Nuk e di. Ai ishte çdoherë i ndershëm ndaj
meje. Para dy muaje ma dhuroi një mantil lëkure. Muajin
e kaluar një auto sportiv. Sot në mëngjes ma dhuroi
një unazë brilianti. Pastaj më pyeti se sa do ti
kushtonte atij të bëj dashuri me mua. Pasi i tregova,
kërceu nga dritarja."
"Po çfarë i thatë ju atij?", pyet polici.
"I thashë se zotëritë tjerë nga byroja
mi japin dhjetë Marka"
Trashësia
Shefi i thotë sekretares: "Monikë, dita ditës
jeni duke u trashur. Keni kujdes pak!" Pëshpëritë
ajo: "Ka qenë dashur ju të keni kujdes!"
Gjumi
"Zotëri mjek, unë flas në gjumë!"
"Edhe, çfarë ka të keqe këtu?"
"E gjithë byroja më përqeshin"
Autostrada
Njëri peshkoi nga uji një shishe-postë nga e cila
doli një fantazmë. "Faleminderit që më
lirove", -thotë fantazma, "ti e ke një dëshirë
të lirë." "Ma ndërto një autostradë
nga Tirana në Berlin." "Unë jam vetëm një
fantazmë e vogël, kjo është e vështirë
për mua. Kërko diçka tjetër." Mbasi mendoi
një kohë njeriu i tha: "Më bën që
ti kuptoj gratë." "Okay", tha fantazma, "Si
ishte puna e autostradës? Katërvijshe?
Lejleku
Zana e vogël pyet nënën e saj: "Mami a është
e vërtetë se mua më solli lejleku?" "Po
ashtu është!" -ia kthen nëna e saj. "Po
ty mami, të solli edhe ty lejleku?" "Po edhe mua"-iu
përgjigj e ëma. "Po gjyshen" -pyet prapë
Zana. "Edhe gjyshen e solli lejleku!" -përgjigjet
prapë nëna e Zanës. "A ha"-pëshpërit
Zana duke shkruar në fletoren e saj "Në familjen
tonë më se tri gjenerata nuk ka pasur lindje normale"
-shkruan ajo.
Microsoft-i në kodër
Tre bashkëpuntorë nga Microsoft-i udhëtojnë
së bashku në një automobil, një nga reparti
Hardware, një nga Support (ndihma-udhëzime teknike) dhe
njëri nga reparti Sofware. Ata lëshohen nga një kodër
një tatëpjete të madhe, shpejtësia e tyre rritet
çdoherë e më tepër dhe dikur e shohin vehten
në livadh rreth rrugës.
Ai nga Hardware-i: "Plotësisht e qartë, frenat nuk
janë në rregull."
"Jo, krejësisht e logjikshme, është faji i udhëzimit
për përdorim"- ia kthen ai nga Support-i..
Pas pak lajmërohet i treti nga Software: "Ah, ende nuk
është asgjë e sigurtë, së pari e rikthejmë
automobilin në rrugë dhe shohim a po përsëritet
gabimi!"
Shoqet
Bisedojnë dy shoqe: "Burri im është një
engjull" -thotë njëra. " Ti ke fat" -ia
kthen tjetra. "Burri im është ende gjallë"
Dashuria
"Ah," pëshpëret ai, "dashuria është
gjë e mrekullueshme." - "Ashtu është",-
ia kthen ajo, "por edhe me ty nuk është keq"
Bjondinat
Bisedojnë dy bjondina. "Dje isha te mjeku për të
bërë testin e shtanzënisë". - "Edhe?"
- pyet shoqja e saj me interesim. "A ishin pyetjet e vështira?"
Në Gjyq
Gjykatësi e pyet të pandehurin i cili akuzohet për
plaçkitje me vrasje: "A e njihni këtë thikë?",
pyet gjykatësi dhe tregon thikën me të cilën
është mbytur viktima. - Jo se kam parë kurrë!"
-"Ju e mohoni do me thënë? Mbylleni!"
Mbas dy ditësh gjykatësi e merr prapë në pyetje
të paraburgosurin dhe duke ia treguar thikën e pyet: "Tani
e njihni këtë thikë?" - "Po, zotri gjykatës."
- "Më në fund po e pranoni a? E kam ditur, prej nga
e njihni këtë thikë?" - Zotri gjykatës,
ju vetë ma treguat herën e kaluar."
Ndihma në trafik
Plaka i lutet voglushit: " A mund të më ndihmosh
ta kaloj rrugën djalosh? " - " Po, por duhet ta presim
dritën e gjelbër." - " Ah, në të gjelbër
e kaloj unë rrugën vet !"
Detyrat shtëpiake
Fatoni i bën detyrat e shtëpisë dhe e pyet nënën
e vet: "Mami si shkruhet ,unoj`?" - " Ti don të
thuash ,punoj` apo ?" - "Jo, ,unoj` , se shkronjën
,p` munda vet ta shkruaj !"
Fajtor apo jo?
" I pandehur, pse papritmas e tërhiqni pranimin e fajsisë
suaj?", habitet gjykatësi. - "Avokati im më
bindi për pafajsinë time!"
Karatisti pa diplomë
"A është e vërtetë se djali yt me një
shqelm e rrëzoi një lis?" - "Po, ai shkeli pedalen
e gazit në vend të frenave!"
Pyetje kimike
"Meritë, në dorë e kam një monedhë
metali. Sikur këtë ta hedh në një gotë
me acid, a do të shkrihej ajo?" - "Jo profesor, përndryshe
nuk do ta hidhnit aty!"
Te dentisti
Dentisti:"Kaq shumë me të vërtetë nuk ka
nevojë ta hapni gojën." - "Mendova se ju duhet
shumë vend për gjithato instrumente tuajat, zotri mjek."
- "Po n`rregull, por unë rri përjashtë!"
Blerësi i vogël
Te Pemëshitësi. "Xhaxhi të lutem 5 kilogram
patate - por nga ato të voglat se nuk mund të bartë
shumë rëndë."
Pushimet verore, ku?!
Biseda në byro. "Ku ishit këtë vit në pushim?"
- "Nuk e di - fotografitë nuk i kemi zhvilluar ende."
|