| |
Vullkanizuesi
Vullkanizuesi i posamartuar, e sjell nusën e re në banjo,
e mbush kadën plotë ujë dhe i thotë:
-"Zhvishu dua të të provoj se je apo jo e virgjër".
Nusja zhvishet me habi dhe e pyet:
-"Po pse këtu, le të shkojmë në shtrat!?"
-"Hyrë në ujë, dhe nëse paraqiten fluskat
s'kemi pse të shkojmë në shtrat" - ia kthen
ky.
Hajni i shkathtë
Hajnit të dënuar me vdekje, i thotë prifti:
-"Rrëfehu, dhe të gjitha dyert e parajsës do
të happen për ty…"
-"S'ka nevojë, nuk ekziston derë që s'mund ta
hap unë" - ia kthen hajni.
Gruaja e shpejtë
-"I dashur, pritëm edhe dhjetë minuta,jam gati së
rregulluari dhe shkojmë pastaj në banket" - i thotë
gruaja - burrit.
-"Ç'farë shkuarje, bre grua? Unë sapo u ktheva
nga banketi!" -përgjigjet ky i habtur.
Vetëm tre here
-"Grua, a më ke tradhëtuar ndonjëherë?"
- e pyet futbollisti gruan.
-"Oh i dashur, e do të vërtetën?" - ia
kthen ajo
-"Po të vërtetën ma thuaj" -insiston ky.
-"Mirë atëherë, të kam tradhëtuar
vetëm tre herë. Dhe këtë e kam bërë
përherë për ty!" - shton gruaja.
-"Kur më ke tradhëtuar për të parën
herë?" - pyet futbollisti i tronditur.
-"A e mba mend kur nuk të donte gjyqtari fare, dhe gati
sa s'ta dha kartonin e kuq" - i thotë gruaja.
-"Po, më kujtohet" - i përgjigjet ky.
-"Menjëherë filloi të të dojë dhe
për çdo gabim tëndin e dënonte tjetrin lojëtar.
Kjo ishte hera e pare" - i arsyetohet ajo.
-"Po mire, po herën e dytë pse më tradhëtove?"
-pyet ky
-"Po trajneri ytë fare nuk të donte dhe nuk lejonte
të hysh në lojë. Fjeta me të dhe filloi të
të quaj yll. Të kujtohet?" - e pyet gruaja.
-"Po, po… tash po më kujtohet." -përgjigjet
futbollisti. Dhe e pyet: -"Po të tretën here kur
më tradhëtove?"
-"A të kujtohet kur të urente publiku, dhe menjëherë
filluat të të adhurojnë ty dhe vetëm ty?"
- e pyet ajo
-"Po, më kujtohet!" -përgjigjet ky i habitur.
-"Ja pra kjo ishte hera e tretë - fjeta me publikun!?"
-ia kthen gruaja me krenari.
Ma lanë besa!
-Allahile burro, pse ia le vetit këtë emër e po
i nguc njerëzit bajagi si
keq?
Ngucakeqi: Së pari emrin ma lanë të tjerët e
nuk ja lashë vetit; së dyti,
unë i nguci mirë njerëzit e jo keq, por ata nuk po
kuptojnë se miku që ta kujton të keqen, ta kujton
që të mos e përsëritish më. Mirëpo,
njeriut tanë po t¹i thuash se këtë punë
e ke keq, ai menjëherë ta kthen: ik ore ngucakeq!Š
Kurrë nuk ma kthen fjalën
Një kryetar i një fondi po e lavdëronte nënkryetarin
e vet: -Është burr
i mirë, dhe që mbi gjashtë muaj që e kam nënkryetar,
kurrë nuk ma ka prishur
për asnjë vendim dhe nuk ma ka kthyer fjalën mbrapsht
asnjëherë!
-Ju them të vërtetën se ua kam lakmi, -ia priti bashkëbiseduesi,
por nuk e kam të qartë se pse ju e shkarkuat nënkryetarin
tuaj?
-Sepse për 6 muaj rresht ai në zyrën e vet ishte
vetëm një herë, ishte vetëm atë ditë
kur u konstituua drejtoria e fondit!
Si paske mundur t¹i numërosh
Qenët
Në një ndejë dimri tek po bisedonin disa veta, befas
u dëgjuan të lehura të ashpra qenësh? Pasi pushuan
së lehuri qenët, priti e foli njëri: -Burra,
para dy ditësh, herët në mëngjes sa nuk më
kanë bërë copë e grimë tre qenë!
Priti e foli njëfar Delia nga Gjilani: -He, ty tre, po mua
që besa para një jave desh më shkyen nja 25 qenë!
-Nuk po habitem se si paske shpëtuar, -ja priti tjetri, -sa
po habitem se si paske mundur t¹i numërosh aq sakt në
gjithë atë rrëmujë...
Ku e ka birën?
Dy shokë e bëjnë plan t¹ia vjedhin njërit
një bletë. Shkojnë në një natë të
errët deri sa binte një shi i imët dhe afrohen te
shtëpia. Njëri bën roje te dera, kurse tjetri shkon
që të sheh nëse ka fjetur i zoti i shtëpisë?
Ky,deri sa qëndronte afër dritares dëgjon të
zotin e shtëpisë tek vente për një çështje
bast me të shoqen. Ai që do ta humiste bastin, do ta mirrte
tjetrin në shpinë nga oda gjer tek dhoma e fjetjes. Gruaja
e të zotit të shtëpisë e fitoi bastin, e vuri
një mbulesë të bardhë mbi kokë që
mos ta lagë shiu e fiku dritën, i hipi tshoqit në
shpinë dhe dualën në oborr për të shkuar
në dhomë të fjetjes. Shoku që bënte roje
tek dera e oborrit, kur e pa se diçka bardh po lëviz
në oborr, mendoi se shoku i tij po vije me bletë në
shpinë të
mbështjellur në mbulesë të bardhë dhe vrapon
që ta ndihmojë. Kur i ofrohet në errësirë
nga mbrapa, ja futë duart dhe e pyet se ku e ka birën,
duke menduar për birën e kosheres së bletëve.
Në atë moment gruaja pisket nga frika, kurse i shoqi i
hutuar nga pyetja që e dëgjoi, ia kthen: -Po të kujë
bir lyp ti he n.... dhe nxjerr koburën. Ky nga frika merr ikën,
shpërthen avlinë e drejt e n¹gjiriz.
Nuk është takuar kurrë me ariun
Një bari kishte shumë dele dhe për çdo vit
i qitte në bjeshkë. Me vete e mirrte edhe qenin, të
cilin e lavdëronte shumë si të shtirë.
Një ditë qeni kishte marrë vrapin dhe ulërinte
nga frika. Sa nuk ju fut
bariut nën gunë!
- Çka ka i gjori?,- po e pyet bariu tjetër.
-Nuk e di besa!
Tek po e shohin një ari në përrua... - Aaaa, që
besa nuk paska faj,
nuk është takuar kurrë më parë në
ari, prandaj...
Eh, sikur ti kishte patur katra!
Shkon njëri mysafir te një mik i veti. Pas pak kohe shtrohet
buka, dhe për darkë rastësisht paskësh qëlluar
pulë. I zoti i shtëpisë ja ndau një këmbë
të pulës mysafirit dhe nga një pjesë mëshkujve
të vet. Mysafiri e përlau. I zoti i shtëpisë
ja dha edhe pjesën e vet - këmbën tjetër të
pulës mysafirit.Mysafiri e përlau edhe atë dhe po
shikon a ka më. I zoti i shtëpisë po i thotë:
-Lum miku pula veç dy këmbë i ka, e ti të
dyja i hëngre...
-Eh, sikur t¹i kishte katra, ja priti mysafiri.
Lepuri i Rrafshit
Takohet një ditë lepuri i malit me atë të rrafshit:
-He, si je?, -po e pyet
lepuri i malit atë të rrafshit.
-Mirë besa, jetojmë në lakra dhe nuk ia kemi nevojën
fort vrapit, aty
ngopemi në lakra e aty strehohemi. A vjen edhe ti që ta
provosh?
Haj se po vie, i tha lepuri i malit.
Kur ranë në Rrafsh e u futën në lakra. Lepuri
i malit po i dëgjon zagarët duke lehur, aty afër
njerëzit duke biseduar e fëmijët duke lozur. U tremb
dhe po i thotë këtij lepurit të rrafshit: Unë
ika zotëri, sepse nuk jam aq i marrë sa ta shes lëkurën
time për një lakër!
S'ka gajle djalo
Një djalë i ri me flokë të gjata, syza të
errta mbi sy, dy-tre zingjirë në
qafë e përplot sylejbena tjera, u fut në autobus
me një krekosje si të
gjelit. Ai duke ecur ashtu rëndë e rëndë e shkeli
me takën e këpucës në këmbë një
plak. -Oh, bëri plaku i gjor.
Djaloshi, sikur ndjeu keqardhje dhe i tha: -Më falë axho!
Plaku sikur deshi që ta shfajësoj djaloshin ia ktheu:
-S¹ka gajle djalo. Jam mësuar me më shkelë gjaja!....
Ti sonte unë nesër!
-Do të vi sonte tek ti, po i thotë një i ri fqinjit
të vet, i cili kishte
një vajzë të bukur. Hajde se që besa qefin ma
bënë, -ia kthen ai djaloshit.
Ti eja sonte e unë do të vie menjëherë nesër
ja ktheu ky, sepse edhe ky e kishte të ëmën të
ve! Djaloshi e diktoi, dhe i tha: -A di çka? As mos eja e
as nuk po vi!...
Besa unë nuk e paskam njohur!
Në një tubim përkujtimor për dëshmorin
e kombit, Afrim Zhitinë, filluan të flasin disa veta,
dhe secili që fliste për të i dilte shok i afërt
e
bashkëveprimtar i pandashëm.
-Fole edhe ti një fjalë Mehmet, se me Afrimin keni qenë
nja një vit bashkë në dhomë, në burgun
e Pozharevcit dhe ke vepruar me të, -i tha një shok.
-Qe besa mor burrë, -ia ktheu Mehmeti, -unë Afrimin e
kam njohur, por shumë prej këtyre që po flasin për
të nuk i paskam parë kurrë! Ja nuk e kanë njohur
këta, ja unë nuk e kam njohur!
Dera e hekurit...
Si pasojë e demonstratave të vitit 1981, pushteti në
fuqi burgosi shumë të rinjë. Mirëpo, një
i dënuar jo i rahatshëm bënte probleme me shokë
dhe hyqymeti ja ndërronte dhomat e burgut shpesh. Kështu
kishte rënë që të rrinte me shumë shokë.
Kur dolën nga burgu, ai me kë takohej i prezentonte:
-Ja, këtë e kam patur shok dhome në burg...!
-Qe besa, -ia priti njëri që kishte hequr të zitë
e ullirit me të, -në
një dhomë kemi qenë, sepse dera e hekurit e mbrapa
mbyllë me dry e s¹kisha nga të shkojë, se shok
ti me mua kurrë jo!
Do të vi tek ti....
U takuan dy të njofshëm, të cilët edhe nuk
duheshin aq shumë: -Eh, sa
mirë që u takuam, po i thot Ramushi shokut të vet.
E kam ndërmend që të vie te ti e të rri nja
një javë, e di që je mikpritës dhe besoj se
çehreja nuk të luan për këtë.
-Besa çehreja nuk më luan mor shoq, veç zemra
ka me më kop për një javë sa do të rrish
ti, -ia ktheu shoku!
Kam frigë
Një Xhaferi kishte patur shumë qurana, por nuk ia prente
asnjë kujt. Një ditë takohet me një Muharremin,
dhe po i thotë: -Allahile a po del një natë e bajm
muhabet.
-Qe besa isha dalë me gjithë qef, -ia ktheu Muharremi,
por po kam frikë se po na hanë ata quranat tu!
Ende s'ma ka ba punën me vra!
Një ditë tregu një djalë i ri, se çka
ishte ngatërruar me një milic të
Serbisë, dhe milici ia kishte zdritur shapulla e ky shoqi vetëm
po e
shikonte milicin e nuk po rezistonte. Një shok i tij kaloi
aty pari dhe duke e ditur se Naimi e kishte koburën në
brez po i thotë: Naim, nxire atë virane, se të sosi
shapulla!
-Jo, jo, ende nuk ma ka bërë punën me vra, -ia ktheu
Naimi!
Mua nuk po më duket keq!
Shkon një i Drenicës në konak te Sali Bajrami në
Duzhne të Gjakovës. Aty u mblodhën nja 30 burra për
ta takuar drenicasin: Kishin shtruar raki e meze dhe ia krisën
muhabetit. Mirëpo, ky i drenicësi nuk i dinte rregullat
e vendit? Aty duhej ngritur dollinë dhe me marrë edhe
nga pak meze. Mirëpo, ky
ngaqë e kishte marrë uria e nga që nuk e dinte si
shkon rregulli i rakisë,ja krisi mishit të pjekur për
shtatë palë qejfe. Një i moshuar që e thërrisnin
bacalok po i thotë: -Ti shoq, turrju nga pak edhe rakisë!...
Të falemnderit, se mua nuk po më duket keq, unë po
i turrem mishit sipas zakonit tem e ju turrnju rakisë sipas
zakonit tuaj! Kështu, nuk po dalim sojit as njana palë!...
Është dashtë me e nxeh pak
Njëri ishte bërë merak shumë pas një gruaje
të huaj dhe për ditë e më shumë gjente
shkas dhe i vardisej. Ajo edhe e humbi durimin një ditë
dhe ja dha disa shpulla këtij burrit të zi! Ky, tek po
i ankohet një shokut të vet se nuk po mund ta bëjë
për vete një grua, ai i tha: -Po ti nxeje pak he burr!
-Besa aq e kam nxe një ditë, sa m¹i dha tri shpulla,
-ia ktheu ai...
Pse nuk po martohesh?
Dy shokë të studimeve, të cilët nuk ishin parë
mbi dhjetë vite, u takuan dhe po bisedojnë. Njëri
e pyeti tjetrin për grua e fëmijë. Jo, -tha ai, ende
nuk jam martuar!
-Pse?, -po e pyet ky tjetri me habi.
-Po shiko, -ia ktheu ai, unë kërkoi për grua një
vajzë të virgjër, të urtë,simpatike, me
fakultet të kryer, të ketë makinë, të ketë
shtëpi, pasuri, të jetë e vetme në familje...
ja pra për këtë nuk jam martuar, sepse pres një
fat të tillë!...
-Qe besa me e gjet një vajzë të tillë edhe unë
e kisha marrë, ani pse i kam katër fëmijë mor
shoq, -ia ktheu shoku.
Shkarkoi këta gomar!
Një mahitari të Rezallës (Drenicë), ja kishin
mësyer nja 6 -7 burra të
lagjës, për të pirë çaj dhe për
t¹ia humbur ditën.
-Duam me ardhë tek ti e me pi çaj, -po i thonë.
-Po nuk kam çaj as sheqer, -ua ktheu ky.
-Ja shitorja dhe i blejmë.
-Nuk kam as dru!
-Edhe ato i sigurojmë, -i thanë ata dhe ia mësyen
një gardhi.
Pasi që ky nuk kishte rrugëdalje tjetër, ua hapi
derën dhe po i thërret të shoqes, -oj ti grua, na
e ve gjygymin për çaj gjer sa t¹i shkarkoi unë
këta gomar me dru!
I mora dy qe!
Një fshatar del në treg për të blerë gjëra
të rëndomta. Aty takohet me dy miq të vjetër,
të cilët i thonë se sonte jemi në konak te ti.
Ma tepër për dhunë!
-Ani mirë se të vini ua ktheu ai.
Shkuan në shtëpi, dhe pasi që hangrën darkën,
zunë e po bisedojnë me³spirra².
A bleve gjë në pazar, -po e pyet i zoti shtëpisë.
Po, i bleva dy qe, -ia
ktheu ai (duke aluduar në dy mysafirët)
-A ishin hiq të majm?, -po e pyet prapë ai.
-Besa, njani nom e tjetri ma i lodht...
Njëri nga mysafirët duke e kuptuar hilen po ja kthen:
-Besa mirë boll, atë të majmin e preni për pasterëm
e atë të lodhtin line se nga pranvera kthen dhe ua eth
lopët!
E kishte patur një dhëmbë të dukatit
I zoti shtpisë një Kabash, ia jep të vëllait,
Veselit, një lopë për ta
shitur në treg, dhe i thotë: -Mos e jep nën këto
pare!
Veseli e merr lopën e shkon në Vushtrri dhe e shet. Kur
kthehet në mbrëmje pa lopë, i vëllai gëzohet
që Veseli e paska shitur lopën dhe e pyet: -Sa e shite?
-Sa më the valla!
-Eu hallall të qoftë! Po, a me pare në dorë,
a veresie?
-Jo valla, veresie!
Ju prish pak qefi, po çka të bënte? -Po sa kohë
duhet pritur?
-Nja dy javë, ia ktheu Veseli.
-Eh, shumë mirë, s'koka vade e gatë. Po kuj ia shite,
kush ke ai që e muar,a kah ke, a?, -po e pyet i vëllai
të vëllanë.
U ndal Veseli e po mendohet. kishte harruar fare me e pyet blerësin
se kush ishte!
-Vallahi nuk e di kush është ai, -ia ktheu!
-Heu gomari i gjallë, po ti na e paske humbur lopën mor.
-Jo, jo, kadal se mbase e mbaj në mend se e kishte patur një
dhëmbtë dukatit...
|