Humor - 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6
  Nese juve keni humor, dergojeni ne adresen tone dhe ne do t'ua "publikojme" me emrin tuaj E-mail: kontakt@atdheu.com
 

 

Si na u ndanë rrugët?!
U takuan dy veta që njiheshin. Njëri nga këta nuk e kishte bërë kurrë qejfin çederr për çështjen e atdheut, kurse tjetri kishte vuajtur nëpër burgje të Serbisë dhe kishte qenë i persekutuar me babë e gjysh nga regjimet jugosllave. Ky që kishte qenë lojal me babë e gjysh ndaj jugosllavizmit -e tani ish goxha në këtë pluralizmin, po i thotë të perseku-tuarit: -More, si
na u ndanë rrugët kështu? Ti shkove në atë farë lëvizjen e nuk erdhe me ne!
-E ke gabim zotëri, rrugët tona kanë qenë të ndara kaherë që nga gjyshërit e baballarët tanë...

Ku mbeti nusja?

Dikur moti udhëtohej me qerre kuaj ose qe. Një farë burri i sapomartuar, nga fshati Saradran shkoj për ta marrë nusen e tij që ndodhej në gjini. Ky ecte para qeve dhe nuk shikonte mbrapa, sepse ³burrat² nuk shikonin mbrapa. Afër një lumi qetë kërcyen me vrull. Nusja u rrëzua e ky nuk e shikoi fare. Ai
vazhdonte rrugën pa u shqetësuar. Kur shkoi në shtëpi i doli e ëma përpara dhe po e pyet: -Ku mbeti nusja?
Ky edhe nga inati se çka mund t¹i kishte ndodhur nuses u përgjigj: -Burri nuk e kthen kokën mbrapa për një nuse, nënë!

Drenicë jemi me ty!

Gjatë luftës së fundit në Kosovë një familje e Drenicës shkon në Prishtinë për t¹u strehuar për një kohë të shkurtë.
Një pronar shtëpie po i thotë se qiraja është kaq, dhe se këto para duhet t¹i paguajë më pardhënie për 6 muaj!
-Po mirë bre shoq, po i thotë drenicari, -ju e keni shkyer gërmazin duke bërtitur -Drenicë jemi me ju...!
-Hajt he burrë, ia priti ai, -po ne sikur të ishim me ju, ja ku është Drenica 40 km.

Duke qeshur me zor

Zekë Fazlija i Qubrelit kishte patur miqësi të vjetër me Mehajt e Prekazit.
Kur shkonte Zeka te Mehajt tuboheshin krejt lagja, dhe e gëdhinte mëngjesin duke biseduar e bërë shaka. Kur Zeka u plak u sëmurëndë nga mushkëritë, e dërguan te mjeku. Mjeku i tha se mushkëritë i ke shumë keq. Njerëzit që e vizitonin Zekën e pyesin: -ǹtë gjeti kështu mor Zekë?
-E more burra, -përgjigjej ai, -mushkëritë më janë shterrur duke qeshur me zor te Mehajt e Prekazit!


Me dorëza boksi!

Një student, i cili në ndërkohë edhe ushtronte ngapak boks, një ditë dimri i
kishte harruar dorëzat e boksit në shtpinë e tij në fshat. Babai i tij para se të nisej për treg, duke kërkuar dorëzat, rastësisht i gjen dorëzat e boksit të të birit. Eh, këto duhet të jenë të nxehta, thotë me vete, dhe i fut në duar e del në treg! Ato edhe ashtu të mëdha, duart nuk mundte që t¹i
fus në xhepa, dhe tërë ditën nëpër treg, njerëzit ruheshin prej ti se mos ka luajtur...

Çka mund të jetë ky?

Nga babai, mbret, musliman. Nga e ëma hungarez, katolik. Nga e shoqja australian, protestant, afrikan! Vet i biri i mbretit, shqiptar, muslimano-katoliko-protestant, shqiptaro-hungarezo-afrikan! Po nipi i mbretit, pra i biri i Lekës së Parë, ³trashëgimtari² i ardhshëm i fronit, kush e di se çdo të jetë, për nderë le ta ketë!

Zeqë Baksi

Një Zeqë Baksi i Drenicës, pasi i vdiq i ati, mbeti që të kujdesej për shtëpi dhe burrëri. Një mik i tij kishte dasëm dhe e thirri. Zeqa i mori dy kuti cigare, dhe u nis për në dasëm. Para se të shkonte në dasëm, u ndal te një livadh me kumbulla dhe tha me vete që të mësohem pak ndër burra. Ja nisi e po flet me zë, duke iu thënë kumbullave -iu ngjatë jeta burra! Për hajr
dasma i zoti i shtëpisë, -i tha një kumbulle që ishte si më e vjetër dhe ia gjuajti dy cigare. Nga dy ua gjuajti edhe disa kumbullave që ishin si më të vjetra duke iu thënë meraba edhe ju burra. Kurse disa kumbullave që ishin si më të rejat, iu hodhi vetëm nga një cigare, duke ju thën: meraba edhe ju
djemë. Ndërkaq, iu hargjuan cigaret, dhe disa pipave të ri të kumbullave iu tha: ju fëmijët nuk e pini.
Ja mori mendja se mirë e qiti rendin dhe u nis tek i zoti i dasmës. E pritën e nderuan, dhe i vunë duhan pëparara siç ishte zakoni. Ky po ua bënë dasmën përhajr, dhe po do me ja dhënë atë ³rendin² e vetë si e kishte menduar, por
kur i futi duart në xhepa e i nxori kutitë e pa se ato ishin thatë, sepse cigaret i kishin mbetur te kumbullat. Ashtu i zënë ngusht me kuti cigaresh të thata në duar u tha, -meraba burra dhe në koftë se më ndigjoni mu, shkojmë deri te kumbullat dhe e dhezim nga një .

E rrahën për lesh mjekrre

Në postbllokun e policisë serbe të Nedakocit, u rrah një i ri shqiptar, nën pretekstin se ai e kishte lëshuar mjekrrën që të ju bashkohet forcave të UÇK-së! Ky i shkreti në atë hallakamë e sipër ua kthente: ³Jo mor, se po qe me lesh mjekrre, dhjetëra veta do të hynin në UÇK për para meje si Qosja,
Gorani, Kraja, Shkëlzen Maliqi, Veton Surroi etj.

Nga një pako cigare për Qeverinë!

Tre studentë shqiptarë nga Heidelbergu i shkruan ³Rilindjes² ku i propozuan që rreth 100 mijë shqiptarë në diasporë të japin për ³qeverinë² e Bukoshit,të paktën nga një pako duhan në ditë! Për ata që nuk e pijnë duhanin kjo nuk vlenë tha njëri: Kot e kanë ata studentë, ³qeverinë² dhe Rugovën nuk ka
kush e ngopë me duhan. Ata ta pinë dynjanë! Atëherë lë t¹i mbaj qeveria cigaret pra. Jo mor të bëjë kontrabandë me to pastaj, -ia priti tjetri!

³Shtëpitë e zotit²

Në kishat që i ka përvetësuar Serbia, si manastirin e Deçanit etj, milicia dhe forcat tjera paramilitare serbe i kanë vendosur forcat dhe armatimin e tyre prej ku po vrasin shqiptarë. Sa të parespekt janë serbët ndaj kishave!
LDK-ja kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë, ta zëmë me xhamia. Ndonjëherë kanë mbajtur ndonjë mbledhje partiake, ndonjë kuvend, mbase e kanë dhënë edhe ndonjë pikë muzikore, por kurrë nuk kanë vendosur fishekë me rrethatore.

Fascionuese

Gjatë kohës së luftës TVSH e dha lajmin se shumë të rinj nga Tetova dhe Gostivari shkuan në Kosovë dhe u bashkuan me luftëtarët e lirisë - UÇK-në për të ndihmuar luftën kundër okupatorit serb. ǹështë e vërteta lotët më
rrëshqitën për faqe nga ky akt sa madhëshor aq edhe emocionues. Një shok i imi më tha: -Një fjalë e popullit thotë, ³kur t¹ia hash quranin Dakës, lidhe tëndin për këmbë t¹arkës²!

Ti je i besueshmi i tyre

Në kohën e ish-Jugosllavis në perëndim ka patur shumë klube, ku bashkatdhetarët takoheshin e bisedonin, e besa ndonjëri edhe spiunonte ngapak. I tillë kishte qenë edhe kryetari i një klubi. Në një mbledhje, ai të pranishmëve po u thotë: -Vëllezër, këtu siç e dini jemi në vend të huaj dhe duhet të ruhemi shumë se po na spiunon kush!
-Nuk e besoj, foli njëri. Fundi i fundit shoku kryetar ne s¹jemi duke bërë asgjë të keqe kundër Jugosllavisë, po edhe me ba dikush diçka, para teje s¹mundet kush me shkue e me lajmëru, e na besa nuk jena tranue e me folë para teje...

Nuk jam unë ai?

U takuan dy shokë dhe po bise-dojnë:
-E, a po vjen edhe ti në partinë time?
-Pse, kur e ke lëshuar LDK-në?!
-Ehu, ka kohë burro, ka kohë.
-E në cilën parti je anëtarësuar tani?
-Jam anëtarësuar në një ³parti² të luftës.
-Mirë, po i thotë ai, -po çfarë programi ka, dhe çka duhet të bëjë unë teju?
-Programin e ka me vra pushtu-esin, dhe ti si djalë i fortë që je duhet ta djegësh stacionin e milicisë serbe.
-Pasha besën më ke ngushtue, veç nuk jam unë ai që po kujton. Më beso që as kaftorrin në shtëpi unë s¹mund e kallë. Mos me qenë nëna unë mërdhihem dimrit.
Unë e njoh vetën dhe më mirë po rrie në qet partinë time t¹butë që nuk luan me zjarrë, mor burrë se ia kemi frikën mos po digjet kush!...

E vajtuan si më pas vdekur!

Në kohën kur Gjermaia i kthente azilkërkuesit shqiptarë, për një të sapo kthyer, familja e tij në vend që të gëzohej e paskan qarë sikur të kishte vdekur.
-E sa kanë ndryshuar kohërat! Dikur kur kthehej ndonjëri nga kurbeti e gjithë lagja tubohej, dhe e uronin që kishte arritur shëndoshë e mirë në shtëpi, e tani qajnë familjet, pse u kthyen bijtë në shtëpi të vet! Mos harroni atë thënien e urtë poullore: ² Nuk është mirë peshë me u çu, në vende të huaja me lakmu...

Eh, çka ishte diktatura

Ja, pra, shyqyr që u ngopëm edhe me ³demokraci² po fliste një mesoburrë në një tubim rasti. Qe besa kur ka qenë Enver Hoxha gjallë kemi pasë shkuar kot more burra! As nuk mund të mbyteshim në det, as mund të vriteshim mes vete, as emrat nuk mund t¹i ndërronim e të bëheshim grekë, as automatikët e tanket nuk mund t¹i merrnim e të shëtisnim pak me to, as paratë nuk kishim ku t¹i fusnim, sepse nuk kishte piramida atëherë. Pbrapambeturi e madhe! Po ç¹të them më shumë, -diktaturë me një fjalë. Ja, tani kjo ³demokraci² e gëzuar:
nëse don, mbytu në det, nëse don, merr automatikun e vrit nja tre-katër vetë për qejf, nëse don, hipi tankut e shëtit rreth qytetit, paj nuk ka qenë kështu more burra as në kohë të mbretit, nëse don, futja minat urës... Paj, ruajna zot prej diktaturës!

Nuk tutet shosha me arushë!

Një aktivist i një subjekti politik frikësohej shumë prej milicisë, dhe një ditë tek po mbante një mbledhje në një fshat, disa të rinj vendosën që ta frigojnë. Gjatë asaj mbledhje një i ri i ofrohet të veshi dhe po i thotë: -Zoti kryetar, më thanë se në oborr po sillen milicia dhe kanë pyetur se kush po mbanë mbledhje? Atij të gjorit sa nuk i ra të fikët. -Dy burra dolën në oborr. Pas pak u kthyen dhe po tregojnë se në oborr nuk ka këmbë milici. -Ky aktivisti duke dashur që të tregohet se nuk është ³frikësuar², tha:
-Vazhdojmë burra, se nuk tutet shosha me arushë!
Masa ia plasi gazit...

Në Gjakovë

Para nja tridhjet vjetësh shkova në Gjakovë për me i ble do jorgana, -tregonte një plak.
-Hyra në një akçihane për të ngrënë pak bukë. Nja katër djemë të ri po m¹vesin: prej nga je axho?
­ Prej Drenice, ua ktheva.
-Eh ju Drenica nuk patët kurrë një njeri të zot e me shkollë. Na Gjakova po e mbajmë Kosovën dhe filluan e po mi numërojnë Veli Devën, Mehmet Hoxhën, Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhën etj. Mjaft! -u thashë se pasha mixhën po e pranoj, se mos me kanë qita djem moti na kish marrë Shqipnia.

E mashtronim me duartrokitje

Derisa bisedonin dy veta, njëri e pyet tjetrin: -A keni qenë ndonjëherë kundër sistemit të Enver Hoxhës?
-Të gjithë kemi qenë kundër or kosovar, të gjithë. Kurrë s¹e kemi dashur atë
sistem.
-Po mirë, si nuk e diktonte ai që ju mbi tre milionë njerëz jeni kundër tij?!
-Eee, e mashtronim me duartrokitje.
-Sa vite e mashtruat kështu?
-Eee, për dyzet vite rresht ia hodhem Enverit!

Janë veshur të gjithë!

Disa shokë në një bisedë tregonin se atje nga ana e Gjilanit, Suharekës, Ferizajt, e Prishtinës me rrethinë, sikur nuk po e bëjnë asnjë telashe me Serbinë! Po, nuk kanë mundësi or ti, është kohë pune. Gjilani kanë mbjellur duhanin, Suhareka pas rrushit, në Ferizaj luhet bilardo, në Prishtinë pihet limonada...
Jo, -ia priti tjetri, -në Suharekë janë veshur që të gjithë besa! Është e ndershme kjo që ju në Suharekë qenkit veshur, -i tha Prishtinalia. Në Prishtinë s¹ke pse del, na bënë gazin e botës, djem e vajza zhveshur!

Ata bile s¹ishin të ekologjisë!

-A dëgjove që Namik Hoti para disa dite ishte në Beograd!?
-Pse tani e paske marr vesh ti?
-Jo mor, moti e kam marr vesh, pse mos është hera e parë që ky po "viziton" Beogradin?
-Ani pra çka ke mor kosovar? Ata t¹uajt për çdo ditë po shkojnë në Beograd që nga Brahimi e deri te kuriri i tij, e ne spo nxjerrim zë!
-Jo, por habitem se edhe tanët po shkojnë, por ata nuk janë të Ekologjikes.
-Eh, këta të Ekologjikës së Namikut e kanë në program që herë pas herë ta ndyjnë ambientin!

A ta pyesim plakun?

Qëmoti dy vëllezër kishin vendosur që të ndaheshin. Ata shkuan për ta pyetur Plakun e urtë se si ta ndanin pasurinë mes vete
-Plaku i urtë po u thotë, -kot paski ardhur!
-Pse?, -po i thonë këta.
-Po ju a jeni vëllezër, - ua ktheu Plaku?
-Po besa, - iu përgjigjën ata?
-E pra, -u tha Plaku, - me vëlla çdo gjë e ke përgjysmë, pasurinë, të mirën
dhe të keqen!

Mos dvet çka nuk dvetet!

³Na paskësh qenë një herë një grua e cila kishte mbetur e ve dhe si dukej kishte vendosur që të mos martohej më. Por, se si i vjen puna e martohet sërish. Pas disa kohësh burri i ri po e pyet: -Allahile grua - a ma i zoti a kanë ai burri i parë, apo unë?
Ajo po i thotë: -Bre ti njeri, nuk është borxh me dvet çka nuk dvetet se qe besa burri i parë na kishte mbajtur të dyve mbi shpinë, dhe e kishte lëvruar arën!

Duku!

Një fshatar shkoi për të jetuar në qytet. Ai kishte shokë shumë dhe kur bisedonte me ta në telefon u thonte, -mirë u dëgjofshim dhe dukuni!
E shoqja u lodh duke pritur e përcjellur mysafirë dhe një ditë po i thotë të shoqit:
-Allahile ti njeri çka do me thanë kjo fjalë duku? -I shoqi po i thotë se
kjo është kur e fton një mysafir për vizitë. E me i thanë çduku, çka i bjen?
Do të thotë mos eja. Një ditë kur ai nuk ishte në shtëpi, ajo, kujtdo që telefonoj i tha: Çdukuni ju lutem!

A ta bana qejfin?

Nasuf Oruqi, një plak zotëri e teraqi i madh e besa edhe merakli, nuk prekte punë me dorë. Zgjohej vonë e kafenë e pinte tërë naze. Sheti (fqinji i tij), njeri punëtor dhe i pa naze, shkon një ditë për ta vizituar dhe për ta pirë një kafe me të. Rri bukur gjatë dhe po e vëren që Nasufi nuk po i bënë qehre. Ky nuk u durua dhe po i thotë:
- Nasuf more! -Urdhëro, -a ktheu ai.
-Diçka si pa qehre po më rri! Unë kur u nisa thash me vete po shkoj te Nasufi
e po ja bëjë qefin pak...
-Valla more Shet bash dhie qefin ma kie sot!

Pesëqind dinar mixho

Një fshatar i varfër, s¹kishte gjë para shpirtit veçse një buallicë. Ndërkohë ajo ndiqej për buaj. Ja mësyu një zotërie që ishte i pasur dhe që
mbante buaj, por ky zotëriu buallin e lëshonte me të holla. Fukarai i gjorë nuk kishte para. Ai shkoj me shpresë se mos do të mbaronte punë disi dhe po i troket në derë. Dual një çun i ri e po i thotë
: -Axho, për buallin duhen 500 lekë!
-Nuk kam, po i thotë plaku, më shpresë se mos po ia lëshonte pa lekë.
-Ke, s¹ke, lekët ose ec nga ke ardhur e mos na pengo!
Plakut i hypën nervat e po i thotë: -Ndëgjo more djalë: po t¹i kishte mixha 500 lekë, nuk do të kishte ardhur të ju që t¹mi hypni buallicës, po mixha do t¹i kishte hypur vet, që besa!

Çysh e kam ftujen?

Iniciativa ³Familja ndihmon familjen² u parodizua. Një zotëri, i cili krekosej paksa, dual në pazar e bleu një dhi dhe ia dërgoi një të varfëri, i
cili ishte si mos më keq, por krenarinë dhe shpresën për të ardhmen nuk ia kishte vrarë varfëria.
Coli i varfër sa herë që dilte në pazar e takonte zotërinë dhe ai e pyeste:
-Si e kam ftujën, si është për gjiri ajo fisnike? Coli i varfër gjithmonë i
thonte mirë, mirë dhe i buzëqeshte si pa dashje.
Një ditë e një dhe Colit i erdhi shpirti te hunda dhe po i thotë: -Ndigjo or ti zotëri, eja e merre ftujën se nuk mund të qeshi me zor shkaku i një dhie sa herë që të takohemi.

Pasha zotin hunda jeme paska qenë!

Dikur kishte qenë rrezik me u marrë me kontrabandë duhani. Një i Polacit dhe një i Prekazit shkojnë në Gjilan për të blerë duhan. Udhëtimi ishte me rreziqe dhe bëhëj natën. I polacësi ishte me një grip dhe me hundë të zëna. Nga lodhja e madhe i fishkëllon hunda dhe iu duk se fishklluan xhandarmëria, e i thotë shokut ikim, dhe ia dhanë vrapit. Vrapuan dy-treqind metra e u ndalën pak për të përgjuar. Atij prapë hunda "fiu", e ta marrin vrapin prapë. Mirëpo, ky i Prekazit e vërejti që atij po i bënë hunda e kapi për dore dhe po i thotë:
Ngadal vëlla se na mbyte. Nuk ka xhandar, po hunda jote po fishkllon! Ai u ndal dhe për të vërtetuar po i fryn hundës.
-Pasha zotin hunda jeme paska qenë!

A do me të rrah dajak, a do me të vra kobure?

Një Qaza, ³poreznik² i Serbisë kërkonte tatimin prej populli dhe kush nuk e paguante e bënte telashe me milicë. Duke shkuar në një fshat e takon Arif Qorrin, i cili ishte shumë i varfër.
Pse nuk e paguan "porezin"?- iu kërcënua "poreznik" Qaza.
-Nuk kam ku me i marrë - ja ktheu Arifi.
-Kam me t¹i marrur teshat e shtëpisë, -i tha ³porezniku²!
-Prit pak se po ta paguaj, tha Arifi, dhe nga gardhi e nxuar një hu, mirëpo Qazës nuk po i mbushte sy. Pasi e nxori hunin prej gardhit, Arifi e nxuar edhe koburën nga brezi dhe po e pyet "poreznikun":
-A po do me të rrahë dajak, apo do me të vra krejt? "Poreznikun" e lëshuan këmbët, dhe po i thotë:
-Aman burrë, rrihem e mos m¹vra!
-Mirë, po i thotë Arifi, -bjer se nuk mundem me të mbrri me hu. Qaza u shtri, e Arifi i hipi hu gardhi deri sa e la të shtrirë, sepse siç thonte
Arifi, -kisha frigë se qohet e më duhej ta vrisja krejt!

E mori reumatizmin

Hë, që kur ecën ky kështu, çka i paska ndodhur?! Eh, e ka marrë reumatizmin dhe sa nuk është paralizuar!Po ky ka qenë shëndoshë si molla. Plisin e mbante në lulë të ballit, revolen s¹e ka hequr kurrë nga brezi -Po, pikërisht revolja është shkaku që ky mori reumatizmin!
-Paska qenë trim i madh?
-Jo ore ti, ky vetëm nëpër dasma shtinte pa ndalur. Revolen e kishte me leje të hyqymetit, së voni ja morën revolën, ndërkaq këtij i mbeti reumatizmi prej saj! Ata që janë trima nuk e marrin reumatizmin, sepse ata nuk e mbajnë armën në bel, por në gjoks qe besa e të drejtuar nga Serbia.

Mëngjes e jo kafjall

Një plak e kishte patur një djalë dëshiri. E shkolloj dhe ai filloj punën si mësues në fshat. Prindërit u gëzuan dhe nuk kursenin gjë për të. E ëma i sillte ve të skuqura, qumësht, kajmak e çka jo për mëngjes. Sa shkonte djali në punë, plaku kërkonte kafjall, por e shoqja i shtronte djath, gjizë, qepë etj. Një ditë plaku po mendohet dhe po thotë me vete, -si duket ky mëngjesi qenka më i mirë se kafjalli, dhe vendosi që nga plaka e tij tani e tutje të kërkojë mëngjes e jo më kafjall.
-Moj plakë!
-Urdhëro, -ia ktheu ajo. Më bën gati edhe mua pak mëngjes.
-Pas pak plaka po e thërret: -O plak, eja se buka është gati!
-ǹështë këta?, -po bërtet plaku. -Po unë kam kërkuar mëngjes si të djalit e jo kafjall moj, të marrtë mortja!

Nuk janë të lavdueshëm

Një çun po e pyet një plak goxha të mençur: -Çfarë mendimi ke ti axho për ata që janë asnjënës?
-Pasha ,o thotë plaku, -ata që qëndrojnë në mes të dy rrugëve nuk udhëtojnë për askund. Populli u ka thënë: "as hajri i shqiptarit e as sherri i shkjaut!" Po të thotë axha se ky allasoj i njerëzve nuk është hiç i lavdueshëm. Se nuk e dinë njeri me kë janë deri në momentin e fundit! Kur të vie fundi ata hidhen fap, e thonë jam me të fortin!Š

Jo isha duke folur për Azem Bejtën!

Në një dasëm në Syrigonë një i moshuar po tregonte se si ³kishte² luftuar kundër Serbisë gjithmonë.
-Burra, -fliste ai, në një rrethim që më ishte bërë, as zogu i malit nuk shpëtonte. Kërciste pushka në të katër anët, por edhe unë gjuaja me pushkë pa ja da, dhe thërrisja me sa zë që kisha, ooo prite, priteŠ Ndal pak, ndal pak, - ia priti një bashkëmoshatar i tij që e njihte shumë mirë. Ti tregona një herë për kë e ke fjalën?
-Prite Azem Bejtën, e drodhi plaku, pasi që e vërejti së do t¹i dalin për lëndinë. Isha duke treguar për Azem Bejtën, kur e kanë pas rrethuar se me pasë qenë unë asi trimi, tashi ma kishit dëgjuar këngën.

Hej Medet kush koka metë

Shkon një i Gallapit në Lluga të Llapit për me pa të Osman Zhitia. Aty e presin sipas zakonit e ishin kanë qëllue mbi tridhjetë burra të Llapit, pasi u la kryeshnoshjen filloi muhabeti e dikur Osmani po e pyet: Allahile bre mik kush a mbet tash në Gallap prej trimave? Ky duke menduar se do të ia mbush syrin burrave të Llapit thotë: Valla pas atyre trimave në Gallap jam mbet unë! Osmani qohet në dy gjunjët e i ofrohet më afër që ta shosh ma mirë dhe i thotë:
-Ti je met a?
-Po valla, -iu përgjigj ky.
-Haj medet kush koka mbet bre mik, ia kthen Osmani.

Jo, më mirë në terr!

Njëri shkon për ta vizituar një shok në një shtëpi azilkërkuesish. Në dhomë ishte terr. Vizitori po i thotë: -Pse nuk po i ndizni dritat?
-Është e djegur, - ia ktheu ai.
-Ja paratë e blini dy - tri llampa elektrike, -i tha vizitori duke menduar se nuk kanë para.
-Eh, ia ktheu ai! -Sikur t¹i vëmë llampat, s¹mund të fus gjumë në sy kush këtu! Tërë natën do të rrinë duke luajtur letra. Më mirë bisedë nëpër terr e rehat, sesa me llampa e me "taksirat"!
-Si po të duket, - e pyste ai herë pas here mysafirin.
-Mirë besa, - kjo është një zgjidhje taktike - paqësore që çdo kujt nuk i shkon përdore!

 
Humor 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6
Home | Faqja kryesore
Copyright © 2002 Selimi Design