Anjeza Shahini: Edhe tė huajt
bėnin tifo pėr ne. Nė sallė kishte shumė flamuj shqiptarė.
Mėngjesi i dites se neserve te nates finale te Eurovizion, e ka
gjetur kėngėtaren Anjeza Shahini nėn vėrshimin e telefonatave nga
Shqipėria. Mjaft media shqiptare janė interesuar pėr emocionet dhe
suksesin qė ka pėrcjellė kėngėtarja, e cila pėrfaqėsoi Shqipėrinė
nė Eurovizion. E sapozgjuar pas njė nate tė suksesshme dhe tė lodhshme,
Shahini ėshtė dėgjuar teksa rrėfente mbresat e njė nate mė parė.
Fituesja e vendit tė shtatė, Anjeza Shahini, pėr herė tė parė, hapi
rrugėn pėr nė Eurovizion, duke i dhėnė mundėsinė Shqipėrisė pėr
tė qenė finaliste nė edicionin e ardhshėm. Sot ajo do tė kthehet
nė Shqipėri ku e presin, mjaft njerėz, shkolla e lėnė pėrgjysmė,
dhe miqtė e saj qė kanė pėrjetuar ethe nė ditėt e Eurofestit.
Si ishte pėr ju nata finale e konkurrimit?
Ndryshe nga nata e parė, kur u ngjita nė skenėn e madhe tė Europianit,
emocionet kanė qenė mė tė mėdha. Por kėto munda ti ndaja sė bashku
me pjesėtarėt e tjerė tė etheve dhe tė tė gjithė grupit organizativ
e, pak a shumė, ato emocione u zbutėn duke ia dhėnė njėri-tjetrit.
Ky festival na ka dhuruar mjaft emocione, ndėrkohė qė edhe publiku
na ka dhėnė shumė zemėr gjatė tė gjithė kohės sė konkurrimit tonė.
Ishin shumė, dhe duartrokitjet e tyre me emociononin, pa lėnė mėnjanė
edhe momentet kur i shihja tek ngrinin flamujt shqiptarė. Por dua
tė them kėtu se jo vetėm ata, por edhe tė huajt bėnin tifo pėr ne,
dhe kjo na bėri qė vėrtet tė ndiheshim tė lumtur.
Sa e vėshtirė ishte tė pėrfaqėsoje Shqipėrinė?
Pėr mua ishte njė pėrgjegjėsi shumė e madhe. Shpeshherė e pyesja
veten nėse kisha bėrė mirė qė kisha marrė njė pėrgjegjėsi kaq tė
madhe nė dorė. Mund ta quaj pa frikė pėrgjegjėsinė mė tė madhe qė
kam marrė nė jetėn time, sepse nuk ėshtė pak kur tė gjithė i kanė
sytė tek ti dhe thonė kujdes se ke Shqipėrinė nė krah
Dhe deri
nė momentin kur ne kemi ardhur kėtu nė Stamboll kemi pasur paksa
frikė, por u ndjemė mjaft mirė nė kohėn kur tė gjithė na pritėn
mirė dhe e pėlqyen kėngėn dhe kulturėn shqiptare, aq mė tepėr hyrja
nė finale apo nė dhejtėshe dhe nė vendin e shtatė. Pėrgjegjėsia
qė kishin nė ato momente filloi tė zbutej dhe ne arritėm ta kalonim
mirė, gjė tė cilėn e tregojnė edhe rezultatet. Jam ndjerė me tė
vėrtetė shumė mirė, saqė mė vjen keq qė gjithēka mbaroi.
Ēfarė ka ndryshuar tek ju pas natės sė djeshme?
Ka ndodhur njė ndryshim i shpejtė pėr mua, tė cilin nuk e kisha
imagjinuar nė anėn artistike. Por pėr sa i pėrket personalitetit
dua tė them se asgjė nuk ka ndryshuar. Kanė ndryshuar rrjedha e
ditės, ndryshime anėsore, tė cilat mendoj se janė normale pėr ēdo
njeri.
Keni pasur oferta nga kompozitorė a muzikantė
tė huaj?
Gjatė kohės sė konkurrimit tonė ka pasur njė fluks tė madh njerėzish,
tė cilėt na uronin dhe ndėrkohė, pse jo edhe na ofronin. Por ne
ende ishim nė atė valėn e emocioneve dhe tensionit tė madh tė festivalit,
ndaj nuk dimė se si u jemi pėrgjigjur. Por mund tė them se kemi
mbajtur kontakte tė vazhdueshme me tė gjithė pjesėtarėt e Festivalit
Evroian, ata qė kanė qenė prezent aty, ku kemi ndėrruar numrat e
telefonit apo e-mailat, gjė qė mund tė mundėsojė gjėra pėr mė vonė.
Si mendon pėr fituesit e vendeve tė para tė
Evropianit?
Pėr fituesit e vendeve tė para jam ndjerė mjaft mirė qė ishin ata,
tė cilėt i merituan kėto vende. Ndėrsa, pėr sa i pėrket djalit nga
Bosnjė-Hercegovina, qė edhe ai u fut nė dhjetėshe, unė e kam marrė
vesh nga tė tjerėt, qė ishte me origjinė shqiptare. Mė erdhi mirė
dhe kam pasur kontakte me ta, pavarėsisht se ishim nė hotele tė
ndryshme. Dje gjatė ndarjes sė pikėve ata kishin mjaft dėshirė qė
ne tė kishin pikė sa mė shumė, ashtu sikurse edhe ne pėr ta.
Ēdo tė bėni pasi tė ktheheni nė Shqipėri?
Tani pėr tani mė duhet tė kthehem patjetėr nė Shqipėri dhe tė mund
tė arrij tė ndjek edhe nė atė pak kohė, qė mė ka mbetur, shkollėn.
Unė jam ende nė vitin e tretė tė shkollės sė mesme dhe mė duhet
ta mbaroj njė herė shkollėn me sukses. Pėr mė pas, ende nuk e kam
vendosur ēfarė duhet tė bėj. Por patjetėr qė e ardhmja ime do tė
jetė muzika, kėtė gjė e kam menduar qė para shumė kohėsh.
10 finalistėt
Ukraina
Serbia dhe Mali i Zi
Greqia
Turqia
Qiproja
Suedia
Shqipėria
Gjermania
Bosnjė - Hercegovina
Spanja
Opinione
Alfred Kaēinari
Pjesėmarrja dhe pozicionimi i Shqipėrisė nė Festivalin Evropian
ishte pėr ne njė eveniment, njė ėndėrr pothuajse e pamundur, qė
nė njė kuptim zhvendos edhe paradoksin e tė gjitha gjėrave tė ndaluara.
Dhe kjo ndodh sepse kėto vitet e fundit kėnga shqiptare ka bėrė
hapa tė rėndėsishėm drejt simotrave tė saj nė vendet mė tė zhvilluara
tė Evropės. Njė aspekt tjetėr i rėndėsishėm ėshtė Festivali nė RTSH,
qė vėrtetohet si njė festival me nivel shumė tė lartė. Ėshtė piėkrihst
kėnga fituese e atij festivali qė pėrballoi me shumė sukses konkurrimin
nė rang evropian, ndėrsa Anjeza pėrballoi njė situatė pothuajse
tė paparashikuar, e cila mbėrriti pak befas.
Zhani Ciko
Pėr sa i pėrket vendit tė Shqipėrisė, ėshtė njė vend qė na nderon.
Ėshtė njė vend qė si tė thuash edhe pak i papritur, nė bazė tė rezultatit,
pasi shija dominuese e tė gjithė kėtyre popujve qė marrin pjesė
(pasi duhet tė jetė e qartė qė votat telefonike janė nga populli
dhe nuk ekziston asnjė lloj jurie) na parapėlqeu. Shqipėria zuri
njė vend nderi dhe vend surprizues pėr shumė vende tė tjera. Mjafton
tė kujtojmė qė lamė pas kėngė qė kanė perfeksionin e realizimit,
mjafton tė kujtojmė Gjermaninė e madhe me produksione botėrore nė
maksimumin e kondicioneve teknike, tė sofistikuara. Pra, nė kėtė
vėshtrim, vėrtet jam krenar qė munda ti pėrjetoj direkt kėto momente
dhe tė jap njė opinion pėr to.
Paskuintat e konkurrimit tė Anjeza
Shahinit
"Surprizat qė mora pas fitores nė Stamboll"
Dje kishte dalė nėpėr butikėt e Stambollit. Njė psonisje nėpėr
rrugėt e qytetit tė pėrgatitur prej kohėsh pėr Eurovizionin. Ethet
e para ishin arratisur, e para saj shtrihej njė ditė e paqtė, njė
ditė pushimi.

Anjeza Shahini e kishte hedhur pas krahėve sfidėn e parė. Tashmė
ajo pėrgatitet pėr natėn finale tė Festivalit Evropian, tė cilėn
siē thotė vetė me tė qeshur "mezi pret ta heqė qafe". Nėpėrmjet
telefonit, Anjeza ėshtė shprehur mjaft e lumtur, pak e lodhur, por
edhe krenare si pėrfaqėsuese e Shqipėrisė. "Ka qenė njė konkurrim
i bukur dhe emocionant", u shpreh ajo, duke rrėfyer detaje tė panumėrta
qė nga pėrfundimi i konkurrimit mbrėmė dhe deri tek kalimi nė finale.
Dhe kėtė herė ka qenė e sigurtė, e fortė dhe plot besim nė vetvete.
Nuk ka qarė, siē i ka ndodhur ndonjėherė tjetėr. Ndėrsa telefonatat
e pafundme e kanė entuziazmuar shumė, duke i sjellė ndėr mend gjithmonė
ēastin kur nė skenėn e madhe tė Eurovizionit ėshtė thirrur emri
Albania.
Si u ndjetė nė momentin kur u thirr emri i Shqipėrisė?
Nuk e di. Kam qenė e turbullt. Por mendoj se pamjen mė tė saktė
dhe emocionet mė tė qarta janė pėrcjellė pėrmes transmetimit nė
Televizionin Shqiptar. Por dua tė them se u mėrzita shumė, bėra
gabim qė fitova (qesh). E ēfarė mund tė ndjesh tjetėr pėrveēse emocione
?!
Cili ishte personi i parė qė ju telefonoi pėr
t'ju uruar pas fitores?
Celulari im nuk funksionon kėtu, dhe, nė tė vėrtetė, nuk kam marrė
asnjė telefonatė vetė, personalisht. I kanė marrė tė tjerėt, qė
kisha pėrreth, tė cilėve shpesh herė u ėshtė dashur tė mė kalojnė
urime pafund. Por kam idenė, se tė parat qė kanė marrė nė telefon
kanė qenė motra ime nga Italia dhe motra tjetėr nė Shqipėri.
E keni ndjerė veten me fat mbrėmė (tė mėrkurėn)?
Unė e kam ndjerė veten me fat jo vetėm mbrėmė, por qė nė momentin
e parė, nė fillim kur kam nisur tė ndjek kėtė rrugė. Ndėrsa dje
kam ndjerė krejt rezultatin e atij fati qė deri tani mė ka ndjekur
e pėr tė cilin jam vėrtet shumė e lumtur.
Si ju ėshtė dukur skena e Eurovizionit, e madhe,
e frikshme?
Ishte vėrtėt skenė shumė e madhe, por nuk mund tė them e frikshme.
Madje, ishte shumė e ngrohtė, publiku ishte vėrtet entuziazmues.
Nuk mund tė them e frikshme. E frikshme ėshtė kur njerėzit vijnė
dhe nuk tė duartrokasin. Duartrokitjet ishin aq tė ngrohta, sa unė
nuk arrija ta kuptoja nga vinin.
Kishte shumė shqiptarė nė sallė?
Jashtėzakonisht shumė.
Si ndiheshit kur i shihnit ata me flamuj nė dorė?
Emocioni ishte shumė i madh, pikėrisht kur shihja ata. Dhe mundohesha
tė mos i shihja. Unė nuk duhet t'i shihja, ishte mė mirė kėshtu
(qesh). Unė duhet tė kėndoja aty. Ishte tundues fakti qė ata "tė
ftonin", por u mundova qė t'i shmangia.
Ēfarė mendon se u pėlqye mė tepėr nga kėnga
juaj, teksti, ritmi, muzika
Ėshtė pėlqyer gjithēka, muzika
e gėrshetuar me tekstin, ne si zėra, tė pestė. Domethėnė ēdo gjė
prej saj. Madje, shpeshherė e kemi kėnduar kėngėn edhe nė shqip.
Kėtu na e ka kėrkuar media. Ata donin qė ta dėgjonin kėngėn edhe
nė gjuhėn shqipe, version tė cilin e kanė pėlqyer jashtėzakonisht
shumė.
Ēfarė bėtė mbrėmė, pas konkurrimit, dolėt, festuat?
Po, menjėherė pasi kemi mbaruar, shkuam nė hotel ku na priste njė
grup i madh shqiptarėsh. Kemi festuar, kemi bėrė fotografi, kemi
bėrė edhe njė mbledhje. Pastaj qėndruam deri vonė, nė orėn tre tė
mėngjesit. Kemi ndarė emocionet tė gjithė sė bashku.
Si kanė qenė lidhjet me konkurrentėt e tjerė,
njė pjesė prej tė cilėve vijojnė tė jenė konkurrentė pėr ju?
Kam pasur lidhje korrekte do tė thosha. Kemi biseduar dhe jemi njohur
kryesisht gjatė kohės kur kishim pushim. Sepse tė gjitha oraret
janė tė fiksuara dhe ēdo gjė ėshtė e mė se e saktė. Nuk ėshtė se
konkurrentėt rrinė gjatė gjithė kohės bashkė, por ka pasur plot
ēaste kur kemi biseduar dhe jemi njohur. Mendoj se marrėdhėniet
mė tė mira i kemi me Maqedoninė, Bosnjė- Hercegovinėn, Qipron etj.
Pėrmende Bosnjėn. Pėrfaqėsuesi i saj, Deen, ka njė pjesė tė familjes
sė tij nė Shqipėri. Keni folur rreth kėtij fakti me tė?
Jo, nuk kemi bėrė ndonjė bisedė rreth kėtij fakti. Kjo edhe sepse
unė shumė vonė e kam mėsuar kėtė gjė. Por kur ata kanė bėrė festat
e tyre na kanė ftuar edhe ne. Kemi festuar e jemi argėtuar tė gjithė
bashkė.
Kanė mbetur dhe dy ditė
Si e prisni finalen?
Mezi e pres ta heq qafe (qesh). Emocione, kam shumė emocione. Kemi
pesė muaj plot me kėto emocione dhe gjithė kėtė preokupim. E kur
e mendoj kėtė peshė, mezi pres tė mbarojė e gjitha.
Me ē'numėr do tė renditeni nė konkurimin e natės
finale?
Si numėr? Nuk e kemi marrė vesh akoma, sepse nesėr janė provat gjenerale.
Pasi sot e kemi pasur pushim pas gjithė asaj lodhjeje tė mbrėmjes
sė djeshme.
Do tė paraqiteni me tė njėtin luk, si njė natė
mė parė?
Jo, besoj se jo.
Pėrfaqėsoni Shqipėrinė nė kėtė festival, ē'do
tė thotė ky fakt pėr ju? Ėshtė pėrgjegjėsia mė e madhe qė
mund tė kem marrė nė jetėn time, sepse tė kenė tė gjithė sytė tek
ty, duke tė thėnė, dėgjo se
, kujdes se
ke Shqipėrinė nė krah
Me tė vėrtetė ėshtė pėrgjegjėsi shumė e madhe. Megjithatė, unė mendoj
se ajo pesha mė e madhe qė kisha kaloi me sukses.
Pėrveē miqve, a kishe tė afėrm nga familja me
vete?
Po, kisha mamin dhe babin.
Si u ndjenė ata pas fitores?
Unė isha ajo qė nuk gjeja prehje. Sepse tė gjithė qė shihja pėrpara
i shihja duke qarė. Vetėm unė nuk po qaja nė ato momente. E mbajta
veten mė nė fund.
Ju deri tani keni pasur njė fat prej Hirusheje. A
jeni ndjerė ndopak Hirushe edhe mbrėmė?
Jo, nuk mė pėlqen kjo fjalė, nuk mė pėlqen.
Si e mendoni natėn finale?
Shpresoj tė jetė njė sukses, njė arritje dhe tė dal me njė performancė
tė mirė.
Nga mendoni se do tė merrni votat mė tė shumta?
Po, me sa di unė, numri shqiptar nuk mund tė votojė pėr ne. Kėshtu
qė shpresoj tė marr duartrokitje prej shqiptarėve. Votat pastaj,
janė tė lira.
Anjeza dhe katėr yjet e "Etheve
"
Ishte menduar qė nė Eurovizion do ta shoqėronte njė grup balerinėsh
tė pregatitur nga koreografi Arjan Sukniqi, por rregullat e festivalit
e kanė pėrmbysur kėtė ide dhe Anjeza Shahini ėshtė shoqėruar nė
kėtė festival nga katėr miqtė e saj tė "Etheve
" Arbėr Arapaj, Tergita
Gusto, Klajdi Musabelliu dhe Rosela Gjylbegu. "Ne jemi mėsuar t'i
ndjamė tė gjitha gjėrat bashkė dhe nuk mund tė mos i ndanim edhe
kėsaj radhe po sė bashku", tha dje Anjeza pėr miqtė e saj, duke
shtuar se "ne dimė dhe kemi ditur gjithmonė t'i ndajmė kėto emocione
bashkė".
Stavri, njė grek qė voton pėr Anjezėn
"Unė jam grek, por mendoj se kėnga qė pėrfaqėson Greqinė nuk meriton
njė entuziazėm tė madh. Mė pėlqen shumė kėnga e Anjezės dhe do tė
votoj pėr tė. I urojmė shumė fat!", kėshtu shkruante nė mesazhet
mbėshtetėse nė faqen e Eurovizionit njė shtetas grek, i cili e vlerėsonte
mjaft kėngėn me tė cilėn pėrfaqėsohej Shqipėria. Vetė Anjeza nuk
ishte e njohur me kėtė fakt, por kur e dėgjon shprehet e lumtur,
duke theksuar se shumė specialistė, artistė, dhe konkurrentėt e
tjerė e kanė pritur shumė mirė kėngėn.
"Edhe media e ka vlerėsuar mjaft dhe na ka pritur shumė mirė. Sigurisht,
jemi ndier shumė mirė nga e gjithė kjo, sepse ėshtė hera e parė
qė marrim pjesė nė Eurovizion dhe mirėpritemi kėsisoj", thotė kėngėtarja.
Ajo nė ajėr, Kryeministri Fatos Nano nė telefon

Momentin kur kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano, e ka marrė
nė telefon, e ka pėrjetuar nė mėnyrė mjaft tė veēantė. "Ka qenė
njė moment shumė i kėndshėm. Sepse nė ato ēaste miqtė e mi, shokėt
e mi tė "Etheve", nė mes tė skenės po mė ngrinin peshė. Dhe po nė
ato momente unė me telefon nė dorė, isha duke folur me kryeministrin.
Ishte njė moment edhe emocional, edhe i bukur, por edhe mjaft spektakolar",
thotė Anjeza duke theksuar se shumė media e kanė fiksuar dhe e kanė
botuar nėpėr revista. Dje nė mėngjes nė shumė prej tyre shfaqej
Anjeza ndėrsa fliste nė telefon me kryeministrin Fatos Nano.
Kėngėtarja thotė se biseda shpesh herė nuk dėgjohej mirė, sepse
kishte shumė zhurmė dhe entuziazėm pėrreth. Por, sipas saj, Nano
ėshtė shprehur se e ka ndjekur me emocione tė jashtėzakonshme garėn
e mbrėmshme, sė bashku me bashkėshorten e tij. "U ndjeva vėrtet
shumė e lumtur nė momentin kur kam marrė telefonatėn e tyre", thotė
Anjeza. |