| |

Eshtė njė fakt i pa mohueshėm tashmė,
qė nė dekadėn e tranzicionit, pėr shkak tė njė vakuumi shpirtėror,
ideologjik dhe moral, si dhe problemeve tė pabarazisė ekonomike,
faktorė kėta qė I dhanė tipare tė reja shoqėrisė shqiptare, e cila
qė atėherė po pėrjeton njė krizė identiteti, fenomeni i vetėvrasjes
ėshtė bėrė pjesė e jetės sė pėrditshme tė shqiptarėve. Ēdo ditė
nėpėr gazeta lexojmė mbi njė apo dy vetėvrasje apo tentativa vetėvrasjesh,
qė pėr nga mėnyra ngjasojnė shumė me njėra-tjetrėn. Ashtu siē mund
tė pritej nė njė periudhė tranzicioni gjithėpėrfshirės, problemet
e shėndetit mendor kanė dalė dukshėm nė pah. Shqiperia gjithmone
e me teper pas ndryshimeve te mėdha politike tė pas vitit 1990 po
influencohet nga ndryshime po aq dramatike tė mėnyrės sė jetesės
dhe tė mjedisit, cka e ekspozon individin shqiptar gjithmonė e
me shumė ndaj risqeve pėr shėndetin.
Problemet e shėndetit mendor mendohet se pėrbėjnė njė nga shkaqet
kryesore te sėmundshmėrise dhe paaftėsisė nė tė gjithė botėn dhe
mendohet se njė nė katėr familje ka eksperienca me njė shėndet mendor
tė keq, nderkohė qė depresioni madhor unipolar konsiderohet shkaku
kryesor i paaftėsisė. Ne Shqiperi informacioni lidhur me shendetin
mendor eshte mjaft i copėzuar dhe i paplotė. Pėrvec tė dhėnave mbi
vetėvrasjet tė cilat tregojnė rritje pėr tė gjitha grupmoshat, plus
disa tė dhėna mbi pėrdoruesit e drogės qė pėrdorin shėrbimet shendetėsore,
ka shumė pak informacion, pa folur pėr studime analitike mbi shėndetin
dhe mirėqenenien.
I. Objektivat
- Eksplorimi i shkaqeve qė e ēojnė individin nė vetėvrasje
- Propozimi pėr parandalimin e kėsaj dukurie
- Pėrcaktimi i detyrave tė ēdo pjesėtari tė shoqėrisė pėr tė parandaluar
kėtė dramė
II. Shkaqet
1. Shėndeti mendor
2. Shkaqet ekonomike
3. Shkaqet sociale
4. Varėsia nga alkooli, droga dhe medikamentet
Shėndeti mendor
Ky ėshtė njė ndėr faktorėt madhorė qė e shtyjnė njė ididivid nė
vetėvrasje. Informacioni nė lidhje me barrėn nga problemet e shėndetit
mendor nė Shqipėri ėshtė jashtėzakonisht i paplotė e madje disa
herė kontradiktor. Ēregullimet mendore u shfaqėn si shkak i vdekshmėrisė
vetėm pas vitit 1990. Mė pas ato bien nga 3.5 nė 1.9, duke mbetur
nė pėrgjithėsi konstante deri nė vitin 2001, kur ka njė rritje tė
konsiderueshme deri dy herė pėr tė arritur nė 3.7 pėr 100 mijė banorė.
Ērregullimet mendore dhe emocionale janė pjesė e realitetit tė pėrditshėm,
e megjithatė kjo sferė e sėmundjeve mbetet mė pak e njohur dhe e
pranuar dhe mė e stigmatizuar nga shoqėria. Ky ėshtė edhe nėj factor
i rėndėsishėm i neglizhencės sė trajtimit tė tyre qė ēon nė mėnyrė
tė pashmangshme drejt vetėvrasjes. Nė kėtė drejtim, nuk mund tė
rrimė pa pėrmendur rolin e medias. Shumė herė stigma qė rrethon
personat e prekur nga sėmundje mendore nė Shqipėri ndikohet negativisht
nga shtypi dhe emisionet e reportazhet televizive, ku zelli pėr
informacione sensacionale dominon mbi etikėn profesionale. Si pasojė,
ėshė ende e zakonshme tė gjenden nė shtypin e ditės, ose nė mediat
e tjera tė gjejmė tituj shokues si: njė ditė nė shtėpinė e tė ēmendurve
ose nofka tė ngjashme pėr tė sėmurėt. E njėjta vlen edhe pėr imazhet
televizive, ku shfaqen sjelljet mė tė ēuditshmė tė personave me
skizofreni pa empatinė ose ndjeshmėrinė normale qė tregohet zakonisht
pėr njė peson tė sėmurė. Kėto pamje gjenerojnė njė imazh negativ
tė sėmundjes mendore nė publik, frikė nga personat qė vuajnė nga
kėto sėmundje dhe njė tendencė pėr ti shmangur dhe izoluar ato.
Si pasojė, stigma dhe diskriminimi vetėm mund tė rriten vazhdimisht.
Shpesh, nė dramė dhe letėrsi, vetėvrasja romantizohet dhe paraqitet
tėrheqėse, duke u pėrshkruar me terma tė tillė si gjest fisnik
dhe i lartė. Mirėpo, nė tė vėrtetė, nė Shtetet e Bashkuara, dukuria
e vetėvrasjes ėshtė cilėsuar si krizė kombėtare, duke rezultuar
nė 32 mijė vdekje nė vitin 1994 dhe nė 110 mijė hospitalizime pėr
tentativė vetėvrasjeje.
Shkaqet ekonomike
- Papunėsia
- Humbjet ne sistemin piramidal
- Emigracioni
- Papunėsia ėshtė njė faktor madhor qė, pėrveē nevojės ekonomike,
krijon tek individi ndjenjėn e tė qenit i pavlefshėm. Pėrveē papunėsisė
sė regjistruar ka njė numėr tė madh personash qė, ose kanė humbur
besimin tek sistemi, ose pėrpiqen tė gjejnė punė tė pėrkohshme jozyrtare
(punėsim i paregjistruar). Njė studim i vitit 1998 zbuloi rreth
150 mijė persona tė papunė dhe tė paregjistruar qė pėrbėjnė 7% tė
popullsisė nė moshėn 15 vjeē. Shifrat pėr papunėsinė e regjistruar
nė zyrat e punėsimit tregojnė se 60% e personave qė kėrkojnė punė
i pėrkasin grupmoshės 16-34 vjeē.
Studimi ndėrmjet manaxherėve tė shėndetit, personelit mjekėsor dhe
pėrfaqėsuesve tė familjeve tregoi se shkaku kryesor pėr ēreullimin
e shėndetit mendor dhe si pasojė shtysat drejt vetėvrasjes perceptohej
tė ishte pikėrisht kjo situatė.
- Pėr pjesėn mė tė madhe tė historisė sė pasluftės, nė Shqipėri
ishte i pranishėm njė regjim komunist vecanėrisht i ashpėr qė nuk
toleronte asnjė disidencė shtypi, cdo formė tė praktikave fetare
dhe e mbajti vendin tė izoluar nga pjesa tjetėr botės. Vetėm nė
fillim tė viteve 1990 u vendos demokracia shumėpartiake, paralelisht
me lirinė e fjalės dhe ndėrgjegjes. Shumė shqiptarė lanė vendin
nė kėrkim tė punės dhe paratė e dėrguara prej tyre kanė qenė dhe
mbeten njė burim i rėndėsishėm tė ardhurash pas kolapsit tė bazės
industriale tė periudhės komuniste tė vendit.
Emigrimi nė vendet e huaja, qė nuk ekzistonte nė Shqipėri deri
nė vitin 1989 ka ndikuar nėmėnyrė dramatike nė demografinė shqiptare,
si dhe nė jetėn sociale dhe ekonomike tė vendit. Emigracioni i njė
pjestari tė ēiftit, shpesh i shoqėruar nga fėmijė tė moshės shkollore,
ndonėse me njė natyrė tė pėrkohshme, ka shkaktuar problemet e vazhdimėsisė
sė jetės familjare dhe sociale, ka kėrcėnuar strukturat tradicionale
tė familjes, ka prodhuar mė tepėr rreziqe pėr njė shendet tė varfėr
mendor.
Personat nė moshė tė thyer janė njė tjetėr kategori e prekur nga
anėt negative tė emigracionit. Njė studim I kryer me personat e
moshuar nė vitin 1997, nė qytetin e Tiranės, tregoi se shumė gra
tė moshuara jetonin vetėm dhe nė kushte tė paqendrueshme social-ekonomike,
si pasojė e vėshtirėsive ligjore tė hasura pėr tu ribashkuar me
fėmijėt e tyre qė punonin jashtė vendit, duke qenė njė faktor shtesė
nė morinė e shkaqeve tė vetėvrasjeve.
- Tė paktėn nga ana statistikore ekonomia filloi rimėkėmbjen nė
vitin 1993, nė sajė tė reformave strukturore dhe tė shfaqjes sė
sektorit privat. Por, kjo rritje pėrfundoi papritur nė vitin 1997,
me kolapsin e njė skeme mashtruese investimesh qė precipitoi nė
trazira tė papritura ekonomike, sociale dhe politike. Vendi ra nė
njė periudhė anarkie, gjatė sė cilės mbi dy mijė persona u vranė
dhe shumė ndėrtime u shkatėrruan. Pasojat ekonomike tė krizės ishin
gjithashtu tė rėnda, u rrit papunėsia dhe shumė familje ranė nė
varfėri. Kjo dukuri ende sot vazhdon tė shfaqė pasojat e saj nė
shėndetin mendor dhe masat ekstreme, siē ėshtė vetėvrasja.
Shkaqet shoqėrore
- Kriza e identitetit (veēanėrisht e prekur mosha rinore)
- Konfliktet nė familje
- Stresi
- Konfliktet ndėrpersonale
Njė aspekt tjetėr i arsyeve qė cojnė nė vetėvrasje, janė edhe shkaqet
sociale, ku faktor madhor ėshtė kriza e identitetit, qė ėshtė pasojė
e mungesės sė pikave tė referimit. Nga njė sistem i izoluar totalitar,
me njė figurė qendrore dhe mjetet dhe organet pėr ruajtjen e kėtij
organizimi, shqiptarit iu desh tė pėrballej me njė situatė krejtėsisht
tė re qė ofronte mundėsi tė pakufizuara zgjedhjeje pėr jetėn e vet,
pa njė drejtim, pa njė orientim, pa mjetet pėr tu pozicionuar diku
nė kėtė botė tė re qė iu hap pėrpara, e mbi tė gjitha nė njė gjendje
ateizmi tė induktuar. Pasojė e kėtij ēorientimi ishin ndryshimet
nė strukturėn e familjes shqiptare, kontradiktat nė familje, pėrfshi
dhe dhunėn ndaj grave dhe tė miturve, stresi, qė nė shumicėn e rasteve
pėrfton pėrmasat e kompromentimit tė shėndetit mendor, konfliktet
ndėrpersonale pėr shkak tė bindjeve ideologjike, kthimit tė pronave,
pėrplasjes sė brezave. Nė dhjetėvjecarin e fundit, si nė tė gjitha
fusha, edhe familja pėsoi ndryshime nė strukturėn e saj. U rrit
shumė numri i divorceve dhe kjo bėri qė tė rritj numri i familjeve
me njė prind. Ndonėse nuk ka tė dhėna tė qarta, familjet me njė
prind tė vetėm, si pasojė e vdekjes sė prindit tjetėr, pėrbėn pjesėn
dominuese. Nga disa studime tė pjesshme, tregohet se gratė dejtojnė
80% tė familjeve me njė prind.
Dhe ky ėshtė njė faktor madhor stresi qė shpesh mund tė ketė pasoja
dramatike si vetėvrasja. Tashmė dihet se dhuna nė familje i kapėrcen
tė gjithė kufijtė dhe ėshtė przente nė tė gjitha kulturat dhe cėnon
kyesisht gratė dhe shėndetin mendor tė fėmijėve. Dhuna ndaj grave
ėshtė njė problem i thellė shėndetėsor qė ka pasojė vdekjen dhe
plagosjen, cėnon mirėqenien e grave dhe shkatėrron dinjitetin dhe
vetėvlerėsimin e tyre. Si rezultat i traditave tė forta patriarkale
tė Ballkanit, shoqėria shqiptare ka qenė historikisht e dominuar
nga meshkujt. Gave u ėshtė diktuar prej kohėsh qė tė pranojnė rolin
e tė nėnshtruarave. Gjatė regjimit komunist u krijua njė hendek
i thellė midis teorisė pėr emancipimin e gruas dhe realitetit tė
saj tė pėrditshėm. Mė 1991, pas pėrmbysjes sė regjimit komunist,
pas ndryshimet qė pėsoi shoqėria shqiptare, filluan pėrpjekjet pėr
emancipimin e grave. Megjithatė, barazia gjinore ėshtė pėr shoqėrinė
shqiptare njė parim i ri, qė nuk ėshtė pėrqafuar ende nga njė pėrqindje
e konsiderueshme e popullsisė.
Dhe, pikėrisht kjo dukuri i vėndos gratė pėrballė rrezikut tė
shumė problemeve tė shėndetit mendor dhe fizik, si plagosjet, depresioni,
ankthi, shqetėsimet e stresit post-traumatik, vetėvlerėsimi i ulėt,
pag! jumėsia e deri nė pasoja fatale, si ėshtė vetėvrasja.
Varėsia kimike (alkooli, drogat, medikamentet)
Mendohet qė nė Shqipėri, numri I pėrdoruesve tė drogės e kalon numrin
20 000. Ndėrkohė qė pėdorimi I alkoolit mbetet njė problem I dukshėm
dhe ėshtė llogaritur se abuzimi me tė I kushton vendit rreth 5 pėr
qind tė prodhimit tė pėrgjithshėm kombėtar. Kėto substanca modifikojnė
perceptimin e realitetit. Duke marrė parasysh specifikat e zhvillimit
psikik nė adoleshencė, alkooli pėrbėn rrezik tė madh nė stabilizimin
e psikikės. Dukuria e pėrdorimit tė alkoolit ėshtė mė e shpeshtė
tek meshkujt adultė. Njė studim i fundit, i kryer nga ISHP, tregoi
se prevalenca e pėrdorimit tė alkoolit nė qytetin e Tiranės, ndėrmjet
popullaės adulte isht 22% dhe prevalenca ndėrmjet meshkujve ishte
10 herė mė e lartė se tek femrat. Pėrdorimi i rregullt i alkoolit
dhe drogave ēon nė varėsi fizike dhe psikike dhe nė momente depresive,
kjo varėsi e ēon individin nė vetėvrasje.
III. Faktorėt e riskut pėr vetėvrasje
Arsyeja pse njė individ kryen vetėvrasje, shpesh ėshtė e vėshtirė
tė pėrcaktohet. Nga shtysat madhore mė tė shpeshta janė: dėshpėrimi,
humbja e shpresės, sėmundja, papunėsia, humbja e njė marrėdhėnieje,
vdekja e njė personi tė dashur, faji dhe zhgėnjimet psikotike.
IV. Natyra e vetėvrasjeve
Sipas studimeve modeste qė janė bėrė nė kėtė fushė, ėshtė vlerėsuar
qė nė Shqipėri, shkalla e vetėvrasjeve ėshtė nė rritje, duke arritur
nė 110 raste nė vitin 2001, me njė predominim dėrrmues nė meshkuj.
Vetėvrasjet pėrbėjnė shkakun kryesor tė vdekjes nė grupmoshėn 15-19
vjeē, ndėrkohė qė ėshtė me e shpeshtė nė moshat e mesme, mbi 40
vjeē.
Megjithėse kjo numri i tentativave pėr vetėvrasje ėshtė mė i madh
tek femrat, numri i vetėvrasjeve tė realizuara ėshtė mė i shpeshtė
tek burrat, tė cilėt, zakonisht zgjedhin armėt pėr tė realizuar
kėtė qėllim, ndėrsa femrat parapėlqejnė helmin, zakonisht fostoksinėn.
V. Ndikimi nė shoqėri
Njė ndėr pasojat negative tė dukurisė sė vetėvrasjes, pėrveē humbjes
sė njė qenieje njerėzore, ėshtė edhe ndikimi nė shoqėri. Shembulli
qė i jepet rinisė, si njė mėnyrė e lehtė pėr zgjidhjen e problemeve
pėrbėn njė rrezik shumė tė madh. Gjithashtu, duhet pėrmendur edhe
pasojat negative tek tė afėrmit e viktimės, qė mund tė ēojė nė drama
tė tjera shpirtėrore.
Dhe jo pa rėndėsi janė edhe dėmet ekonomike, duke patur parasysh
qė ata qė vetėvriten janė kryesisht meshkuj, tė cilėt janė kryefamiljarė
dhe burimi kryesor i tė ardhurave.
VI. Propozimi pėr parandalimin e kėsaj dukurie
Vetėvrasjet mund tė reduktohen ndjeshėm me anė tė zbulimit tė hershėm
dhe trajtimit efektiv tė shkaqeve tė tij. Nė Shqipėri nuk ka struktura
shtetėrore apo dhe joshtetėrore qė synojnė parandalimin e vetėvrasjeve.
Trajtimi i dukurisė sė vetėvrasjes konsiston nė kėto pika:
· Identifikimi i personave me tendenca vetėvrasėse
· Ndihmė psikologjike dhe sociale
· Pėrmirėsimi i kushteve ekonomike
· Rehabilitimi i personave qė kanė tentuar vetėvrasjen
- Duhet patur parasysh se asnjė pėrpjekje pėr vetėvrasje nuk duhet
anashkaluar dhe nėnvlerėsuar! Rreth 30-40 pėr qind e kėtyre viktimave
kanė bėrė mė parė njė tentativė dhe rreziku i njė vetėvrasjeje tė
suksesshme pėr kėta persona ėshtė 100 herė mė i lartė nė vitin e
parė pas tentativės.
- Shqipėria ka vetėm 1,5 mjekė psikiatėr pėr ēdo 100 mijė banorė
dhe shėrbimet psikiatrike janė jashtėzakonisht tė centralizuara
nė kaėr rrethe. Nuk ka mė tpėr se dyqind infermiere qė punojnė nė
mjediset shėndetėsore tė shėrbimit tė psikiatrisė dhe kurrikuli
pėr arsimimin e infermierėve nuk e pėrfshin diagnozėn dhe trajtimin
e problemeve psikiatrike. Kujdesi psikiatrik, jo vetėm qė ėshtė
ofruar tradicionalisht nw mwnyrw tė centralizuar, por edhe mbetet
i orientuar drejt aspekteve biologjike dhe i fokusuar drejt simptomave.
Ndėrkohė qė shėrbimi i psikoterapisė pothuajse nuk ekziston nė Shqipėri.
Pėrveē katėr spitaleve psikiatrike nė vend, tashmė funksionojnė
tė paktėn 6 qendra komunitare tė shendetit mendor nė rrethe tė ndryshme
tė vendit.
- Krijimi i ambienteve tė mira tė jetesės dhe punės mund tė ndihmojnė
nė rritjen e vetėvlerėsimit tek individi dhe harmoninė brenda shoqėrisė
nė ruajtjen e marrdhėnieve tė mira shoqėrore, gjė qė i mundėson
individit qė tė pėrballojė mė mirė situatat dhe ngjarjet stresuese.
Nga ana tjetėr, zbutja e problemeve si papunėsia, pėrjashtimi shoqėror
dhe varfėria kanė ndikim tė ndjeshėm nė reduktimin e problemeve
tė shėndetit mendor.
VII. Objektivat e politikės qė duhet tė ndiqet
pėr pėrmirėsimin e shėndetit mendor:
- Krijimi i kushteve tė jetesės dhe punės qė ndihmojnė pėr njė shėndet
mendor mė tė mirė
- Krijimi i shėrbimeve moderne tė shėndetit mendor, sidomos nė drejtim
tė hetimit tė hershėm dhe trajtimit efikas.
- Plotėsimi i nevojave tė tė rinjve, tė cilėt janė veēanėrisht tė
predispozuar pėr ēregullime mendore
- Thyerja e tabuve nė lidhje me problemet e shėndetit mendor, nė
mėnyrė qė njerėzit tė mos heqin dorė nga kėrkimi i ndihmės dhe mjekimit.
- Sensibilizimi i autoriteteve kombėtare dhe opinionit publik pėr
pėrballimin e sfidave.
- Futja e shėrbimit tė psikologut dhe asistentit social nė sistemin
shkollor.
- Trajnimi i mėsuesve nė fushėn e psikologjisė sė moshės sė adoleshencės.
Njė mėnyrė e parandalimit tė vetėvrasjeve ėshtė trajtimi i ēregullimeve
mendore dhe/ose emocionale qė kanė ēuar nė tendenca vetėvrasėse.
Megjithėse shumica e personave potencialė pėr tė kryer vetėvrasje
nuk u drejtohet pėr ndihmė qendrave tė specializuara, ata pėrpiqen
tė kėrkojnė ndihmė me sa munden. Kur pyeten pėr kėtė, shumica i
deklarojnė qėllimet e tyre pėr vetėvrasje.
Specialistėt e shėndetit mendor duhet tė reagojnė me shpejtėsi
dhe tė veprojnė me vendosmėri nė njė gjendje krize. Terapisti duhet
tė jetė i gjindshėm nė ēdo kohė dhe tė tjerėt, si anėtarėt e familjes,
mjekėt, miqtė dhe klerikėt duhet tė vihen nė gatishmėri. Trajtimi
i pacientėve me tendenca vetėvrasėse kėrkon shumė mjeshtėri, empati,
durim dhe mirėkuptim. Nuk ka njė terapi apo mjekim qė tė jetė i
vlefshėm nė tė gjitha rrethanat dhe rastet. Terapistėt qė merren
me kėtė ēėshtje duhet tė kenė shumė pėrvojė dhe tė jenė nė gjendje
qė tė sakrifikojnė dhe pėrballojnė ndėrhyrjen nė jetėn e tyre personale.
Terapitė konjitive dhe bihejviorale janė shumė tė suksesshme nė
trajtimin e pacientėve me risk, me anė tė futjes sė koncepteve tė
reja mbi mėnyrėn e sjelljes dhe tė menduarit dhe nė gjetjen e zgjidhjeve
dhe qendrimeve tė reja ndaj problemeve. Terapia konjitive synon
ta aftėsojė pacientit qė tė njohė ndhenjat e veta, positive apo
negative dhe tė zbulojė mėnyra tė tjera tė menduari. Ndėrsa terapia
bihejviorale pėrfshin zhvillimin e aftėsive pėr zgjidhjen e problemeve,
aftėsive shoqėrore dhe mėnyrave pėr pėrballimin e stresit, depresionit
dhe ankthit.
VIII. Strategjia e OBSh
Strategjia e Kujdesit Primar pėr Shėndetin pėrfshin kėta elementė
themelorė:
- Organizimi i veprimtarive globale, rajonale dhe kombėtare pėr
rritjen e ndėrgjegjėsimin nė lidhje me sjelljet me natyrė vetėvrasėse
dhe parandalimin e tyre efektiv.
- Forcimi i kapacitetit tė vendeve pėr tė zhvilluar dhe vlerėsuar
politika dhe plane pėr parandalimin e vetėvrasjeve.
Objektivat e OBSh
- Mbėshtetje dhe trajtim tė popullatave me risk (psh. Njerėz me
depression, tė moshuar, tė rinj)
- Reduktim i mjeteve mundshme pėr vetėvrajse (substanca toksike,
armė etj)
- Krijimi i grupeve tė suportit tė tė mbijetuarit nga vetėvrasjet
- Trajnim i punonjėsve tė shėndetit primar dhe sektorėve tė tjerė.
Aktivitetet e OBSH
- Studim i shkallės sė vdekshmėrisė nga vetėvrasjet
- Ndihmė teknike pėr vendet e ndryshme
- Seminare rajonale dhe kombėtare
- Sensibilizim
- Studime mbi sjelljet me natyrė vetėvrasėse
IX. Pėrcaktimi i detyrave tė ēdo pjesėtari tė
shoqėrisė pėr tė parandaluar kėtė dramė.
Tė afėrmit dhe miqtė duhet tė jenė vigjilentė ndaj personit qė shfaq
tendencė pėr vetėvrasje dhe pėr ta kuptuar kėtė duhen patur parasysh
disa shenja paralajmėruese, si:
- Kėrcėnimet verbale si Do ishe mė mirė pa mua apo
Mbase unė nuk do jem mė
- Shprehje e mungesės sė shpresės apo zhgėnjim
- Tentativa tė mėparshme pėr tu vetėvrarė.
- Sjellje e guximshme dhe e rrezikshme pėr vetė personin
- Ndryshime nė personalitet (mbyllje nė vetvete, agresivitet, ndryshime
tė gjendjes shpirtėrore).
- Depresion.
- Personi i fal tė tjerėve gjėra tė tija me vlerė
- Mungesė interesi pėr tė ardhmen.
Ēfarė duhet bėrė nėse njė i afėrm apo shok shfaq
tendenca vetėvrasėse?
- Besoji instiktit tėnd dhe beso se personi ėshtė nė gjendje tė
kryejė vetėvrasje.
- Fol me personin pėr kėtė shqetėsim dhe siguroje pėr mbėshtetjen
dhe ndihmėn tėnde.
- Drejtoji pyetje tė drejtpėrdrejta. Sa mė i hollėsishėm tė jetė
plani i tyre, aq mė imediat ėshtė rreziku qė ta realizojnė.
- Ki parasysh se gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė dėgjosh.
- Drejtohu tek njė specialist edhe nėse personi e kundėrshton
njė gjė tė tillė.
- Mos e lėr vetėm atė person.
- Mos u beto se do ta mbash sekretin e tij.
- Mos reago i tronditur dhe mos e gjyko personin.
- Mos jep kėshilla, sepse mund tė krijosh distancė mes teje dhe
atij.
Referencat
- Rapid assesment of mental health situation in Albania.
- www.who.int - objektivat, strategjia, aktivitetet e OBSH mbi parandalimin
e vetėvrasjeve.
- www.crescentlife.com
- Public Health and Health Promotion Strategy.
- Program Kombėtar i Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr Kėrkim dhe Zhvillim.
- Raporti i UNICEF: Hartimi i informacionit ekzistues pėr dhunėn
nė familje nė Shqipėri, Tiranė
- Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim HDPC (2002). Raporti
i Zhvillimit Njerėzor: Shqipėria 2002. Tiranė.
- Dhuna ndaj grave nė familje nė Shqipėri - raport i pėrgatitur
nga Adriana Baban.
- Konsumi i alkoolit nė popullatėn adulte nė Tiranė dhe qendrimet
e publikut ndaj pėrdorimit tė alkoolit rezultatet e njė studimi
pilot: Roland Shuperka, Erion Dasho, Vasil Miho, Arta Lena. Instituti
i Shėndetit Publik, Tirane, Albania.
- Sistemi shėndetit mendor nė Shqipėri raport i njė vizite konsulence.
Qershor 4-11, 2000.
- Broshure e UNICEF. Alkooli, si tė flasim me adoleshentėt. |