Pse seksualiteti njerėzor
ėshtė kaq delikat dhe njėkohėsisht kompleks nė perceptimin e tij?
Pse njerėzit flasin dhe ende skuqen kur preket ndonjė temė seksuale
apo kur trajtohet ndonjė ērregullim seksual?
Pėrgjigjja shtrihet nė spektėr tė gjatė kohor, atėherė kur njerėzit
primitivė e pėrdornin seksin si element afėrsie, por mė shumė si
riprodhim i racės qė do tė dominonte fisin. Ndėrkaq, nė ditėt e
sotme kohėt moderne kanė sjellė nevojėn e pėrdorimit tė kėtij stimuli
kaq tė fuqishėm edhe si element kontrolli apo pushteti. Jo rrallėherė
marrėdhėnia seksuale ėshtė pararendėse e njė marrėdhėnieje kontrolli
dhe dominimi nga njėri partner dhe nėnshtrimi nga tjetri.
Cili ėshtė roli i familjes, i shkollės dhe i shoqėrisė
pėrballė edukimit tė brezit tė ri nė aspektin seksual?
A duhet qė njohuritė rreth seksit tė merren nė shkollė, apo duhet
qė familja tė jetė pėrgjegjėse pėr kėtė? Tradicionalisht edukata
seksuale nuk ėshtė ofruar jo vetėm nė shkollat shqiptare, por edhe
nė ato perėndimore. Nė studime tė viteve '40 sugjerohej se tė rinjtė
i merrnin informacionet rreth seksit nėpėrmjet prindėrve fillimisht
dhe mė pas nga shokėt, por nė formė tė kamufluar dhe shpeshherė
dezinformuese. Nė vitet 70 ndryshuan rezultatet. Tani format e informimit
ishin shokėt, librat dhe nė fund prindėrit (mamatė pėr vajzat).
Nė fakt, mua personalisht ēėshtjet qė lidhen me seksualitetin dhe
sidomos me mungesėn e informacionit rreth kėtij aspekti tė jetės
njerėzore mė kujtojnė njė bisedė timen me mėsuesen e biologjisė
tė klasės sė tetė. Meqė ne tė dyja kemi ruajtur lidhjet bashkė dhe
meqė unė pėlqej tė flas pėr probleme rinore tė kėsaj natyre, ajo
mė tregon se si njė nxėnėsja e saj dikur nga vitet 1990-1991, shumė
e shqetėsuar dhe duke qarė, i ishte afruar njė ditė duke i thėnė
se ishte shtatzėnė. Kur mėsuesja e kishte pyetur sa kohė kish qė
e dinte, ajo i ishte pėrgjigjur:
qė mbrėmė. E ēuditur, e pyet
mė tej se ēfarė kishte ndodhur, por pėrgjigjja pasuese ishte: Sepse
ai mė puthi.
Kjo vajza ishte 14 vjeē dhe megjithėse mund tė jetė njė rast i
rrallė qė tė ndodhė njė gjė e tillė nė ditėt e sotme, tregon pėr
nevojėn e njė edukate seksuale qė tė fillojė qė herėt nė shkollat
tona. Kėto histori mund tė vazhdojnė edhe mė tej, kur njė vajzė
15-vjeēare doli nga deti, ku po notonte, shumė e shqetėsuar duke
iu qarė njė shoqeje tė saj se a kishte mundėsi tė ngelte shtatzėnė
pasi afėr saj, kur ajo po notonte nė det, po puthej njė ēift?!
Pyetja se cilat ēėshtje duhen pėrfshirė nė edukatėn seksuale mbetet
gjithmonė kontradiktore. Marrėdhėnia paramartesore dhe format e
kontracepsionit, sėmundjet seksualisht tė transmetueshme mbeten
temat kyēe gjithsesi.
Ēfarė duhet tė trajtohet nė kėtė lėndė nė shkollat publike dhe
nė cilėn klasė duhet tė fillojė trajtimi i kėtyre ēėshtjeve, ėshtė
pėr t'u diskutuar . Njė gjė ėshtė e qartė: nxėnėsit kanė nevojė
pėr fakte dhe kėto fakte i duan tani. Kjo nevojė ndihet nė disa
gjimnaze tė Tiranės, ku nxėnėsit megjithėse kanė marrė disa njohuri
nė klasė tė 8-tė, e ndiejnė veten tė painformuar sepse kjo lėndė
asnjėherė nuk ėshtė bėrė me seriozitetin e duhur dhe nė disa raste
ėshtė ofruar nga mėsues qė ndiheshin tė kompleksuar kur u ofronin
fėmijėve kėtė informacion. Nga shumė takime tė punonjėsve socialė
nė disa gjimnaze tė Tiranės tė bie nė sy uria pėr tė diskutuar rreth
kėtyre ēėshtjeve, dhe kjo ėshtė e kuptueshme pasi lidhet me zhvillimin
e tyre hormonal-biologjik-social. Kėta adoleshentė janė nė kulmin
e zhvillimit tė tyre dhe krijimit tė marrėdhėnieve tė para seksuale.
Kur nė familjet tona ėshtė shumė e vėshtirė tė pranohet ky fakt,
si mund tė presim qė prindėrit tė flasin me fėmijėt pėr ēėshtje
si seksualiteti dhe ēfarė pėrfshin ai?
Disa forma te edukimit seksual duhet te fillojne qe
ne lindje!
Parashkollorėt sigurisht qė janė qenie seksuale dhe si pasojė janė
edhe kuriozė. Eksplorimi seksual i fėmijės shpeshherė e vė prindin
nė panik ose pėrballė zgjedhjes qė t'i shpjegojė seksin para se
fėmija tė mėsojė nė mėnyrė konfuze nga bashkėmoshatarėt. Fėmijėt
jo vetėm janė mė mirė tė informuar kur e marrin kėtė informacion
herėt, por gjithashtu ndihen rehat tė flasin me prindėrit e tyre
rreth kėtyre ēėshtjeve kur arrijnė moshėn e adoleshencės. Prindėrit
qė shqetėsohen rreth ngacmimeve seksuale qė mund t'u bėhen fėmijėve
tė tyre, duhet ta konsiderojnė kėtė si dėshtim nė edukimin e tyre
pikėrisht mbi kėto tema kaq delikate.
Prandaj dhe shoqėria shqiptare ėshtė ende e papjekur nė trajtimin
si duhet tė zhvillimit seksual tė adoleshentit, sepse mbart nga
e kaluara mungesėn e komunikimit mes brezave pėr tė tilla ēėshtje,
duke ia lėnė pėrgjigjen spontanitetit dhe rritjes natyrale tė individit.
Bashkėmoshatarėt dhe sjelljet seksuale tė rrezikshme
Adoleshenti ndodhet pėrballė presionit: shoqet e mia kanė tė dashur,
unė jo. Ato dalin me tė dashurin, unė jo, ato kanė mėsuar gjėra
qė unė nuk i di. Si pasojė e presionit edhe tė familjes, nė disa
raste adoleshenti pėrfshihet nė sjellje seksuale me tė njėjtin seks.
Mėson format e para tė seksit me njė bashkėmoshatar tė tė njėjtit
seks. Nė kėtė mėnyrė ruan edhe paraqitjen e jashtme pėrballė prindėrve.
Arsyet janė edhe tė tjera, por ne po merremi vetėm me faktin se
shpeshherė presioni i tepėrt pėr tė mos lejuar adoleshentin tė ketė
njė shok apo shoqe ēon nė eksperimentimin e homoseksualitetit. Njė
gjė dihet me siguri, tė gjithė homoseksualėt lindin nga prindėr
heteroseksualė, por gjatė rrugės mėsojnė rastėsisht edhe variacionet
seksuale.
Nė fakt, sot ka ndryshuar perceptimi i tė riut mbi virgjėrinė.
Ajo qė dikur konsiderohej tabu, sot po e humbet rėndėsinė e saj.
Tė rinjtė po fillojnė tė ndryshojnė qėndrim, po liberalizojnė marrėdhėniet
e tyre. Virgjėrisė njėherė e pėrgjithmonė po i kalon koha, duke
hequr dhe ndjenjėn e pronėsisė qė fitonte mashkulli ndaj femrės
sė virgjėr. Tani ky koncept po zėvendėsohet me individualitetin
dhe respektimin e njeriut dhe jo eksperiencės seksuale, e cila ėshtė
tepėr personale.
Perceptimi i adoleshentit rreth seksualitetit tė tij,
ngjarja mė e rėndėsishme nė jetė.
Unė mendoj se s'do me jepet rasti tė provoj shumė gjėra tė bukura
nė jetė. Ana ėshtė e tillė, e bukur, e zgjuar, tė gjithė shokėt
e mi e pėlqejnė, kurse ajo duket se mė pėlqen mua. Edhe mbrėmė nė
disko ajo sikur mė shikonte me nėnkuptim. Ku i dihet mbase i kam
lėnė pėrshtypje meqė vajzat e klasės sime mė mbajnė si ēunin mė
xhentil. Ēudi, unė mendoja se ajo mė shihte si ēun mami dhe qullash.
Djemtė e mirė nė mėsime, kėshtu gjykohen nga vajzat e shkathėta
si Ana. Ajo po qė ishte nė qendėr tė vėmendjes. Bjonde, e gjatė,
elegante, gjithmonė e veshur me xhinse, ku nė fund tė kurrizit i
dallohej edhe njė tatuazh nė formė gjarpri, a ku ta di unė. As vetė
nuk e kuptoj se si mė shkon nė mendje qė Ana mund tė ketė interes
pėr mua, atė edhe djemtė e vitit IV e ftojnė nė kafe apo disko.
Po fakti qė dje donte tė linte njė takim me mua ēfarė donte tė thoshte?
Thjesht se i duhej mendimi im mbi literaturėn qė na duhet para provimit?
S'e besoj tė jetė vetėm kjo. Unė atė ditė kisha pyetur rreth e qark
shoqet e klasės sime, megjithėse me thėnė tė drejtėn nuk ėshtė se
e kanė shumė qejf (thonė se ėshtė bjonde e lyer). Mė kanė lėnė tė
kuptoj se Anės i pėlqejnė peshkopėt e librave sepse i duken si
intelektualė. Kjo tregon qė edhe unė i dukem si intelektual. Pse
tė mos mendoj se i kam rėnė nė sy? Nesėr nė bibliotekė po e pashė
se i kam bėrė pėrshtypje, do ta ftoj nė kinema. Ku i dihet kėsaj
pune. Kot nuk thonė se sot nė modė janė tipat intelektualė dhe jo
muskulozėt qė lyejnė trupin me vaj nė plazh!
NĖ PERĖNDIM NJERĖZIT MĖSOHEN SE SI TĖ
PRINDĖROJNĖ, NĖ SHQIPĖRI I MĖSON JETA!
Prof. Theodhori Karaj, psikolog
Dihet qė nė adoleshencė zhvillimi i njeriut pėrcaktohet nga zhvillimi
hormonal. Unė shpeshherė, edhe kur bėj shaka me studentėt e mi,
them: Se po ta shposh adoleshentin, nxjerr mė shumė hormone sesa
gjak.
Ėshtė kulmi i hormoneve mashkullore dhe femėrore, adoleshenti ėshtė
nė gjendje tė riprodhojė. Pra, nė njė moshė tė caktuar 12-13 vjeē
njė vajzė ėshtė nė gjendje tė riprodhojė, ka menstruacionet e para,
ndėrkohė djemtė pėrjetojnė ejakulacionin e parė. Problemi ėshtė
se pėr herė tė parė adoleshenti e kthen vėmendjen drejt seksit tė
kundėrt. Pjekurinė seksuale e ka pasur qė mė parė, por tani kėrkon
kėnaqėsinė seksuale. Vėmė re njė ndryshim fizik dhe biologjik qė
nė krahasim me rritjen sociale ėshtė mė i madh. Pra, ėshtė normale
qė nė eksperimentimin e kėtij potenciali tė madh seksual adoleshenti
tė bjerė nė gabime. Zakonisht, pėrvojat e para seksuale janė traumatike.
Nė kėtė moshė nevojitet komunikimi i prindėrve dhe i mėsuesve qė
shkolla tė ketė edhe vlera praktike. Fatkeqėsisht tema e seksit
nė planin personal tė diskutimit ėshtė tabu. Nė planin social flitet,
por jo nė atė personal apo privat. Nė kėtė pikėpamje flasin pak
edhe prindėrit me fėmijėt e tyre. Prindėrit vetė nuk janė tė pajisur
me informacion. Adoleshenti ėshtė i interesuar sepse ai futet nė
njė botė tė re plot me mina, dhe po nuk e gjeti informacionin
nga prindėrit, do ta gjejė tek moshatarėt. Kjo ka anėn e vet tė
mirė, por jo gjithmonė informacioni nga moshatarėt ėshtė mė i saktė.
Sepse disa herė ai bazohet nė eksperiencat personale, jo nė informacionet
shkencore. Nė kėtė pikėpamje edukata seksuale duhet tė pėrfshihet
seriozisht nė tekstet shkollore. Nė kulturėn perėndimore, me sa
di unė, pėrfshihet qė nė klasėn e parė. Nė moshėn e adoleshencės,
adoleshenti e deidealizon prindin e vet, nė qoftė se mė parė prindi
ishte figurė e padiskutueshme, tani ai prind qė dinte gjithēka,
nuk di asgjė. Komunikimi dobėsohet sepse prindi nuk di si tė sillet
sepse ende e trajton adoleshentin si fėmijė.
Mosha e adoleshencės ėshtė moshė e guximshme, e mendojnė veten
tė pavdekshėm, prandaj aplikojnė sjellje tė tilla tė rrezikshme.
Kėto qė thashė mė sipėr janė karakteristika universale tė zhvillimit
tė adoleshentit. Por nė ambientin tonė ia vlen tė themi se mjedisi
social ėshtė i painformuar ose i keqinformuar, mjedisi andej (nė
Perėndim) ėshtė mė i angazhuar. Njerėzit atje mėsojnė se si tė bėhen
prindėr, ndėrkohė kėtu njerėzit mėsohen vetė se si tė bėhen prindėr,
dhe kur bėjnė gabime pastaj, e quajnė pjesė tė mėsimit.
Kam pėrshtypjen se bėhen shumė seminare sot pėr tema seksuale,
por kėto pak arrijnė tė depėrtojnė nė bazė, nė nivelin e njerėzve
tė thjeshtė. Vlen tė diskutohet reagimi i studentėve kur flas pėr
diēka seksuale. Ata fillojnė tė qeshin apo skuqen edhe nė njė diskutim
akademik nė njė orė leksioni. Nė qoftė se ne nuk u flasim rreth
seksualitetit tonė, edhe adoleshentet nuk do tė flasin rreth seksualitetit
tė tyre.
Tė gjendur mes adoleshencės dhe moshės sė rritur,
japin opinionet e tyre studentė nga Fakulteti i Shkencave Sociale.
Alditi: Eshtė shumė e vėshtirė tė flasim
me prindėrit rreth kėtyre ēėshtjeve. Mė mirė bisedojmė me shokėt
sesa tė hapim tema tė tilla nė familje. Babi edhe kur ka ndonjė
skenė nė televizor, merr me vrap telekomandėn dhe ndėrron stacionin.
Aty vetėm puthje kishte nė fund tė fundit.
Elona: Nė fakt, ėshtė mirė qė ne nė mėnyrė
qė tė kemi njė zhvillim seksual tė shėndoshė, tė marrim sa mė shumė
informacione rreth seksualitetit, sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme,
raporteve seksuale, shtatzėnisė sė padėshiruar e tema tė tilla.
Por kjo duhet bėrė nė bashkėpunim me prindėrit, shkollėn dhe gjithė
shoqėrinė. Nė qoftė se shoqėria nuk ėshtė e ndėrgjegjėsuar rreth
kėtyre problemeve, ne kot sa flasim atėherė.
Endri: Tė rinjtė e kanė shumė tė nevojshme
hapjen e temave tė tilla delikate. Kjo sepse ne nuk e kemi traditė
nė familje t'i diskutojmė kėto gjėra. Nė qoftė se nuk i dėgjojmė
sqarimet nga prindėrit, atėherė do t'i marrim nga shoku, shoqja,
i cili mund tė ketė pasur njė eksperiencė tė keqe dhe ai kėtė njeh,
kėtė na ofron edhe neve. Nė klasė tė tetė jo vetėm qė kėto ēėshtje
mezi trajtohen, sepse mėsuesve iu vjen turp, nxėnėsit nuk e marrin
seriozisht, por edhe ambienti me 50 veta e vėshtirėson diskutimin.
Elona: Ne duhet tė mundohemi tė hapim
komunikimin me prindėrit dhe tė kėrkojmė tė bashkėpunojmė mė shumė
duke rrėzuar barrierat mes brezave. Kjo nė Shqipėri tingėllon jorealiste.
Prindėrit herė ndihen tė kėrcėnuar se kujtojnė se ne meqė po pyesim
jemi tė pėrfshirė nė marrėdhėnie seksuale, nga ana tjetėr nuk dinė
ēfarė tė na thonė, se me prindėrit e tyre nuk kanė biseduar pėr
tema tė tilla.
SA E NJOHIN TE RINJTE SEKSUALITETIN E
TYRE
Intervistė me Dr. Astrit Bimbashi, gjinekolog.
Sipas opinionit tuaj, sa e njohin seksualitetin
e tyre tė rinjtė dhe a e konsiderojnė atė tė rėndėsishėm?
Koncepti i seksualitetit ėshtė tepėr kompleks. Prek aspektin kulturor,
tradicional, zakonor, ndėrsa edukata seksuale ėshtė mė shumė njė
problem teknik dhe bazohet te politikat shėndetėsore dhe sociale
tė zhvillimit tė njė shteti. Por zhvillimi i njė edukate seksuale
tė pėrshtatshme nuk ėshtė pronė vetėm e teknicienėve, mjekėve, por
edhe komunitetit mėsimdhėnės. Ėshtė e kotė tė vazhdojmė tė pėrsėrisim
se Shqipėria vazhdon tė konsiderohet vend nė tranzicion, dhe siē
ekziston polarizimi nė ēdo fushė tė jetės tė shqiptarėve, ashtu
ekziston edhe nė sferėn e seksualitetit. Nė mes kėtyre polarizimeve
qėndron media, pornografia dhe seksualiteti qė shprehet aty. Dikur,
duke bėrė shaka, thuhej se tė parėn gjė qė sollėn nga jashtė shtetit
shqiptarėt ishin videot porno. Vitet 80 konsiderohen si vitet mė
tė errėta edhe pėr sa i takon njohjes sė seksualitetit. Por realiteti
i sotėm shfaqet krejt ndryshe, ndaj ėshtė e vėshtirė tė pėrballesh
me tė nė ēfarėdo pozicioni qė tė jemi.
Si pasojė e mosnjohjes tė metodave mbrojtėse, shpesh kemi edhe
shtatzėni tė padėshiruara, disa pėrfundojnė edhe nė mėmėsi tė parakohshme.
Ē'mendim keni pėr kėtė?
Unė kam pėrshtypjen se numri i vajzave qė pėrfundojnė njė shtatzėni
tė padėshiruar ėshtė i vogėl. Kjo pėr dy motive: aborti ėshtė i
lirė dhe ky popull nuk ėshtė aq fetar, feja nuk luan rol; e dyta,
ekziston edhe njė liri nė bėrjen e aborteve nė moshė tė madhe.
Pa arritur tek kjo pasojė, e cila ėshtė tragjike ndonjėherė,
ēfarė duhet bėrė?
Unė nuk bėj pjesė tek moralistėt e shoqėrisė, sepse kėtu kemi edhe
konflikt interesash. Por nė tė gjitha sistemet e zhvillimit tė shoqėrisė
thelbi mbetet morali, qė ėshtė i vėshtirė pėr t'u diskutuar, aq
mė tepėr qė nuk ėshtė profesioni i teknicienėve tė shėndetėsisė.
Ē'mund tė na thoni mbi numrin e tė rinjve qė drejtohen tek dyert
e maternitetit? Tregon pėr mungesė informacioni rritja
e kėtij numri?
Ne nuk kemi shifra tė sakta. Kjo sepse njė pjesė nuk drejtohet
fare tek ne, por shkon tek sistemi privat, ku ruhet privatėsia.
Por edhe nė spital ka njė rritje tė numrit tė vajzave qė vijnė tė
bėjnė aborte. Megjithėse ka vite qė metodat kontraceptive kanė hyrė
gjerėsisht nė treg dhe sipas informacionit tonė numri i atyre qė
pėrdorin metodat kontraceptive sigurisht ėshtė rritur. Kjo shikohet
pozitivisht. Logjika e mjekėsisė moderne ėshtė kjo: unė nuk mund
tė luftoj faktin, unė duhet tė parandaloj problemin. Unė nuk mund
tė ndaloj zhvillimin seksual, politikat shėndetėsore mendojnė tė
reduktojnė problemet shėndetėsore. P.sh. ne sugjerojmė pėrdorimin
e prezervativėve nėse partnerėt nuk njihen ose duan tė parandalojnė
shtatzėninė, kjo edhe pėr tė shmangur sėmundjet seksualisht tė transmetueshme,
sidomos AIDS. Rinia duhet tė mėsojė tė informohet mbi atė qė ka
nė dispozicion. Neve na mungon informacioni, i cili duhet tė jetė
falas dhe tė kanalizohet aty ku duhet.
|