| Edukimi
dhe identiteti seksual |
|
Pse duhet
ky Udhėzues?
Udhezuesi Mbi Identitetin Seksual ju ofron:
informacion bazė qė ju nevojitet pėr mirėqėnien tuaj seksuale.
ndihmė qė tė kuptoni pėrvojat qė keni pasur.
kėshilla pėr tė rritur besimin nė aftėsitė tuaja seksuale.
mundėsi tė tjera qė ju mund ti zbuloni nė veten tuaj.
Mbi Identitetin Seksual ėshtė shkruar nė formėn e njė udhėzuesi apo
guide udhėtimi. Ai bėn fjalė pėr shėndetin tuaj seksual dhe ju pėrgatit
pėr kėtė lloj udhėtimi nė fushėn e njohurive mbi seksin. Ky udhėzues
do tju ndihmojė qė tė merrni vendime mbi bazėn e alternativave tė
mbėshtetura nė informacionin e nevojshėm.
Pėrpara nisjes
Identiteti seksual merr vlera tė ndryshme rėndėsie nė rrjedhėn e jetės.
Ju mund tė mos jeni gjithmonė aktivė nga ana seksuale ose mund tė
mos doni tė jeni tė tillė. Mbi Identitetin Seksual ėshtė hartuar pėr
njerėzit si individė. Ju mund tė keni njė partner tė regullt seksual,
ju mund tė keni njė bashkėshort ose bashkėshorte, fėmijė ose mund
tė jeni i vetėm. Cilado qoftė piknisja, pėrvoja juaj ėshtė individuale,
dhe nėnkupton qė ju tashmė e keni filluar udhėtimin. Ju mund tė mos
tė dini, nė fakt, se ku po shkoni deri sa tė mbėrrini atje, por edhe
vetė eksplorimi mund tė jetė njė kėnaqėsi mė vete. Dashuria, emocionet,
ndjenjat dhe pasiguritė, qė tė gjitha luajnė rolin e tyre nė kėtė
drejtim. Jo tė gjithė ndjejnė tė njėjtėn gjė dhe njeriu e fiton pjekurinė
nė faza tė ndryshme si nga ana fizike, ashtu edhe nga ana seksuale.
Edhe ndikimet e jashtme mund tė kenė njė efekt tė fuqishėm mbi identitetin
tuaj seksual i cili, nga ana e tij, mund tė ndikojė mbi mėnyrėn se
si e vlerėsoni ju vetveten.
Kalendari i Ngjarjeve
Puberteti
Puberteti ėshtė njė fazė e jetės sė cdo njeriu, vajzė dhe djalė qė
pėrfshin moshėn nga 8 deri nė 18 vjeē. Ky ndryshim pėrbėn kalimin
nė vajzėri ose djalėri. Si rezultat i kėtij procesi organet seksuale
rriten dhe zhvillohen, trupi bėhet i gatshėm dhe i aftė pėr tė riprodhuar.
Gjatė pubertetit trupi ndryshon me shpejtėsi dhe ky mund tė jetė njė
udhėtim shqetėsues, por edhe i kėndshėm. Kėto ndryshime mund tju
bėjnė tė ndjeheni krenarė dhe tė lumtur, por ato mund tju bėjnė tė
ndjeheni konfuzė dhe nė njė pozicion tė vėshtirė, ose tė gjitha sė
bashku. Shpesh mjetet e informimit ose reklamat, shokėt/shoqet, pjestarėt
e familjes apo moshatarėt pėrpiqen tė ndikojnė nė mėnyrėn se si duhet
tė dukeni, se si duhet tė silleni dhe se ndaj cilėve persona duhet
tė tėrhiqeni. Megjithatė tė gjitha kėto janė ēėshtje pėr tė cilat
ju duhet tė vendosni vetė, ndėrkohė qė ka shumė rrugė pėr tė ndjekur.
Menstruacionet
Femrat lindin me mijėra vezė nė dy ovaret ose vezoret e tyre (shih
Ēfarė duhet tė dini nė fund tė broshurės). Pas pubertetit, ēdo muaj
nga vezoret ēlirohet njė vezė. Ky proces quhet ovulacion, dhe ndodh
rreth 14 ditė pėrpara fillimit tė periodave. Nėqoftėse veza nuk pllenohet
nga sperma (shih Ēfarė duhet tė dini nė fund tė broshurės) ajo vdes.
Ēdo muaj mitra bėhet gati pėr njė shtatėzani tė mundshme dhe veshja
e saj e brendshme trashet dhe zbutet.
Kur trupi e di se pllenimi nuk do tė ndodhė, veshja e brendshme e
mitrės dhe veza dalin nga trupi nėpėrmjet vaginės nė formėn e atyre
qė njihen perioda ose menstruacione. Veza nuk dallohet mbasi ėshtė
shumė e vogėl. Cikli menstrual fillon nga dita e parė e periodave
dhe zgjat deri nė ditėn pėrpara fillimit tė periodave tė ardhshme.
Cikli ndryshon dhe mund tė jetė nga 21 deri nė 40 ditė. Pėr tė mbledhur
gjakun qė del gjatė menstruacioneve mund tė pėrdorni picetat sanitare
ose tamponėt. Pėr tė parashikuar ditėn e menstruacioneve mund tė mbani
njė ditar, por nuk duhet harruar se jo tė gjitha gratė kanė perioda
tė regullta. Ndryshimet hormonale pėrpara ose gjatė menstruacioneve
mund tė ndikojnė mbi gjendjen tuaj shpirtėrore: ju mund tė ndjeheni
energjike dhe tė ndjeni nevojėn pėr marrėdhėnie seksuale gjatė periudhės
sė ovulacionit dhe/ose mund tė jeni nė gjendje shpirtėrore tė zymtė,
nervoze madje, pėrpara ardhjes sė periodave, mund tju vijė edhe pėr
tė qarė. Gjinjtė mund tju dhėmbin ose mund tju zbadhohen pak dhe
mund tju dalin puērra nė fytyrė. Gratė lėshojnė vezė nė kėtė mėnyrė
deri sa ato arrijnė nė njė pikė tė jetės qė njihet si menopauzė. Kjo
zakonisht ndodh nė moshėn midis 45 dhe 50 ose mė shumė vjec. Gratė
e kėtyre moshave nuk kanė mė menstruacione dhe nuk mund tė mbeten
shtatėzanė. Nėqoftėse ju keni dhimbje tė mėdha gjatė periodave ose
nėse keni shqetėsime tė tjera duhet tė kėshilloheni me mjekun ose
me Shoqatėn e Planifikimit Familjar (SHPF).
Ndryshime qė prekin si djemtė
dhe vajzat gjatė pubertetit.
Nė kėtė periudhė tė jetės ndodhin
kėto ndyshime:
Shtati, pesha trupore dhe muskujt zhvillohen.
Organet seksuale rriten.
Organizmi bėhet pjellor.
Trashet zėri.
Gjėndrat e lėkurės bėhen mė aktive dhe dalin puērra.
Zhvillohen gjėndrat e djersės.
Fillojnė tė dalin qime nėn sqetulla dhe midis kėmbėve.
Mund tė pėrjetoni ndryshime tė menjėhershme tė gjendjes shpirtėrore.
Mund tė fillojė njė tėrheqje apo largim nga pjestarė tė grupit me
identitet seksual tė ndryshėm ose tė njėjtė.
Ndryshime qe prekin vajzat:
Gjinjtė zhvillohen dhe gjate kėtij procesi ju mund tė ndjeni dhimbje.
Thithat fillojnė tė zmadhohen.
Vithet fillojnė tė rrumbullakosen.
Organet seksuale zhvillohen dhe vezoret brenda fillojnė tė prodhojnė
vezė ose qeliza vezore.
Mė vonė gjatė pubertetit fillojnė menstruacionet (periodat).
Ndryshime qė prekin djemtė:
Gjoksi dhe shpatullat zhvillohen.
Fillojnė tė dalin qime nė fytyrė dhe ndoshta nė gjoks.
Penisi dhe testikulat zmadhohen dhe fillojnė tė prodhojnė spermė.
Penisi mund tė ngrihet, pra tė forcohet, papritur.
Mund tė pėrjetoni pėr herė tė parė exhakulacionin ose derdhjen e
spermės, tė lėngut qė del nga penisi (kjo mund tė ndodhė edhe kur
jeni duke fjetur).
Fakte baze lokale
Nė Shqipėri tashmė ka njė qėndrim tė hapur dhe aprovues ndaj ēėshtjeve
tė planifikimit familjar dhe seksualitetit. Para vitit 1992, vit qė
u miratua nga qeveria vendimi pėr shėrbimet e planifikimit familjar,
kėto koncepte kanė qėnė tabu dhe tė ndaluara pėr tu propaganduar.
Sot ėshtė rritur mjaft interesi i publikut pėr shumė probleme tė shėndetit
seksual e riprodhues. Dėshira veēanėrisht e tė rinjve dhe grave pėr
pėrdorimin e metodave kontraceptive ėshtė nė rritje. Rezultatet e
anketimeve mbi futjen e edukatės seksuale nė shkollė tregojnė qė rreth
86% e prindėrve dhe 95% e mėsuesve e mirepresin ate. Pėrdorimi i metodave
kontraceptive ėshtė ende i ulėt. Megjithese 40% e nevojave te grave
te moshes riprodhuese ne shkalle kombetare janė tė mbuluara me kontraceptivė,
vetėm 12% e tyre pėrdorin kėto metoda. Kjo vjen jo vetėm pėr shkak
tė informimit te ulet, por edhe pėr shkak tė infrastrukturės ende
tė pakėt tė shėrbimeve tė planifikimit familjar veēanėrisht nė zonat
fshatare. Aborti nė Shqipėri ėshtė lejuar nė vitin 1991, dhe nė vitin
1995 u miratua ligji mbi ndėrprerjen e shtatėzanise. Sipas kėtij ligji,
aborti bėhet me kėrkesėn e gruas deri nė javėn e 12 tė shtatėzanisė.
Legalizimi i abortit ndonse ka reflektuar dukshėm uljen e vdekshemrise
amtare, ngelet nė shifra tė larta duke u pėrdorur ende si metodė e
planifikimit familjar. Pas hapjes sė Shqipėrisė nė vitet 90, zhvillimit
masiv tė emigracionit, ka njė rritje tė sėmundjeve seksualisht tė
transmetueshme (SST) si sifilizi, gonorreja, klamidia, trikomonia.
Nė vitin 1993 u regjistrua i infektuari i pare me HIV ne Shqipėri.
Ne 1999 numerohen 39 raste te infektuarish dhe numri i tyre pritet
te jete ne rritje. Homoseksualiteti nė Shqipėri, pavaresisht se kėto
vitet e fundit nuk dėnohet me ligj dhe ka tendenca tė trajtohet si
njė ēėshtje dhe e drejtė individuale, vazhdon tė paragjykohet nga
shumė njerėz.
Ēfarė duhet tė merrni me vete:
Kur jeni tė pėrgatitur keni mė shumė mundėsi pėr tė zgjedhur, mė shumė
liri dhe kėnaqėsi. Nėqoftėse dėshironi tė jeni aktivė nga ana seksuale,
marrėdhėniet seksuale duhet ti shihni si kėnaqėsi, por njėkohėsisht
atyre duhet tu kushtoni vėmendje serioze. Nėse doni qė tė shmangni
shtazaninė dhe infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale, duhet
tė pėrdorni metodat mbrojtėse kontraceptive. Nė vazhdim ėshtė njė
listė mjetesh kontraceptive qė mund ti pėrdorni pėr tė shmangur shtatzaninė.
Disa prej tyre sigurojnė mbrojtje edhe nga infeksionet qė transmetohen
nė rrugė seksuale. Nėse keni pyetje, shqetėsime ose vėshtirėsi rreth
mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialistė nė Shqatėn e Planifikimit
Familjar ose me mjekun.
Mjetet kontraceptive pėr meshkujt:
Prezervativi:
ėshtė prej llastiku; shumica e prezervativėve janė tė lyer me njė
lėng lubrifikues qė e asgjėson spermėn.
Pėrdorimi: vendoset mbi penisin e ngrehur
ose tė forcuar pėrpara kryerjes sė marrdhėnieve seksuale.
Avantazhet: zakonisht gjendet
dhe pėrdoret lehtė, nuk ka efekte anėsore, siguron mbrojtje nga infeksionet
qė transmetohen nė rrugė seksuale dhe nga virusi HIV (shih HIV).
Disavantazhet: nuk ėshtė plotėsisht
i efektshėm si kontraceptiv, mund tė ndėrpresė aktin seksual.
Mjetet
kontraceptive pėr femrat:
Mjete kontraceptive qė merren nga
goja:
Pilula ose tableta qė
pėrmbajnė hormone tė cilat e ndalojnė procesin e lėshimit tė vezėve
nga vezoret ēdo muaj.
Pėrdorimi: zakonisht merren
pėr 21 ditė, periudhė qė ndiqet nga njė ndėrprerje prej 7 ditėsh.
Avantazhet: tė lehta pėr tu
pėrdorur, mund tė pakėsojnė dhimbjet menstruale dhe mund tė parandalojnė
disa prej formave tė kancerit tė cerviksit (qafės sė mitrės).
Disavantazhet: duhen marrė
ēdo ditė; nuk ofrojnė mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė
rrugė seksuale/HIV; gratė qė marrin pilula dhe pijnė duhan janė mė
shumė tė ekspozuara ndaj rrezikut tė zhvillimit tė trombozės (mpiksja
e gjakut nė pjesė tė ndryshme tė trupit) dhe tė sėmundjeve tė zemrės.
Pajisje qė futet nė uterus:
njė copė plastike e vogėl nė formė rethore me njė tel bakri pėrreth.
Pėrdorimi: futet nė uterusin
(mitrėn) e gruas nga njė mjek specialist.
Avantazhet: mbrojtje afatgjatė
nga shtatzania.
Disavantazhet: mund tė shtojė
rrezikun e sėmundjeve infektive, nuk siguron mbrojtje nga infeksionet
qė transmetohen nė rrugė seksuale/HIV dhe nuk rekomandohet pėr gratė
qė nuk kanė lindur ende fėmijė.
Diafragma:
njė mbulesė e butė prej llastiku qė vendoset mbi cerviks, pjesėn hyrėse
tė mitrės, pėr tė penguar spermėn qė tė hyjė nė mitėr.
Pėrdorimi: futet nė vaginė
pėrpara kryerjes sė marrdhėnieve seksuale dhe lihet atje pėr disa
orė.
Avantazhet: nuk ka efekte anėsore
pėr gratė qė e pėrdorin, mund tė sigurojė mbrojtje nga kanceri i cerviksit
dhe nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale; pasi vendoset
ajo nuk ndikon mbi procesin e marrdhėnieve seksuale.
Disavantazhet: duhet planifikuar
disa orė pėrpara pėrdorimit, duhet tė pėrdoret bashkė me lėndė qė
asgjėsojnė spermėn, duhet mesuar se si pėrdoret, duhet vendosur nga
njė mjek specialist, mund tė dėmtohet nga pėrdorimi, duhet kontrolluar
rregullisht nėse ėshtė nė vendin e duhur.
Prezervativi femėror:
njė tub plastik i lyer me njė lėng lubrifikues, i mbyllur nė njėrėn
anė dhe qė e vesh tėrėsisht vaginėn.
Pėrdorimi: vendoset me kujdes
dhe nė mėnyrė tė sigurt nė vaginė.
Avantazhet: siguron mbrojtje
nga disa prej infeksioneve qė transmetohen nė rrugė seksuale.
Disavantazhet: mund tė ndėrpresė
aktivitetin seksual, duhet mėsuar se si pėrdoret.
Injeksioni:
ashtu si edhe pilulat, injeksionet pėrmbajnė hormone.
Pėrdorimi: njė injeksion ēdo tre muaj,
dy muaj ose ēdo muaj, pėr tė penguar ovulacionin.
Avantazhet: pasi bėhet injeksioni
nuk ka nevojė pėr tė ndėrmarrė asnjė veprim deri nė marrjen e injeksionit
tjetėr.
Disavantazhet: duhet bėrė nga
personel mjeksor, mund tė shkaktojė ērregullime ose ndėrprerje tė
ciklit menstrual, nuk siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen
nė rrugė seksuale dhe as nga virusi HIV.
Metoda tė tjera
Moskryerja e marrdhėnieve
nė periudha tė caktuara:
Si veprohet: ēifti kryen marrdhėnie
seksuale nė kohėn qė gruaja ka mė pak gjasa tė mbetet shtatzanė, domethėnė,
nė ditėt pėrpara dhe pas menstruacioneve.
Avantazhet: nuk ka efekte fizike
anėsore.
Disavantazhet: ėshtė vėshtirė
tė pėrcaktohen menstruacionet dhe ovulacioni, vecanėrisht nė moshė
tė re, nuk sigurohet mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė
seksuale dhe nga virusi HIV.
Tėrheqja
Si pėrdoret: mashkulli e tėrheq
penisin nga vagina e partneres sė tij pėrpara se tė derdhė spermėn.
Avantazhet: nuk ka efekte fizike
anėsore.
Disavantazhet: nuk ėshtė njė
mėnyrė e sigurt dhe e efektshme mbrojtėse, mbasi sperma mund tė jetė
e pranishme edhe nė lėngun qė penisi lėshon pėrpara se tė derdhė spermėn.
Kjo metodė nuk siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė
rrugė seksuale dhe as nga virusi HIV.
Mjetet emergjente tė kontracepsionit
Mjekėt specialistė ose klinikat e planifikimit familjar mund tju
sigurojnė pilula qė pėrdoren si mjete emergjente kontracepsioni. Kėto
pilula mund tė pėrdoren deri nė 72 orė pas kryerjes sė marrdhėnieve
seksuale pa mjete mbrojtėse. Me fjalė tė tjera njė pajisje qė futet
nė uterus mund tė futet nė vaginė deri nė 5 ditė pas kryerjes sė marrdhėnieve
seksuale pa mjete mbrojtėse.
Sterilizimi
Kjo mėnyrė realizohet nėpėrmjet vasektomisė pėr burrat, domethėnė
mbylljes sė kanaleve tė spermės nėpėrmjet njė nderhyrjeje kirurgjikale;
dhe sterilizimit pėr gratė, pra ndėrhyrjes mjeksore pėr tė ndaluar
prodhimin e vezėve nė vezore. Kėto janė opsione mjeksore qė mund tė
ndiqen pėr arsye shėndetsore ose si njė mjet permanent kontracepsioni.
Nėse njerėzit i zgjedhin kėto metoda si mjete kontracepsioni, ata
mund ta bėjnė njė gjė tė tillė nė atė fazė tė jetės kur ata janė tė
bindur qė nuk duan mė tė bėjnė fėmijė. Kėto metoda nė vetvete janė
ndėrhyrje kirurgjikale me pasoja tė pėrhershme dhe ju nuk duhet tė
mendoni ti ndėrmerrni ato pa marrė kėshilla tė specializuara nga
mjeku ose nga Shoqata e Planifikimit Familjar. Vini re: Jo tė gjitha kėto metoda mund
tė jenė tė realizueshme nė Shqipėri. Pyesni mjekun ose nė Shoqatėn
e Planifikimit Familjar.
Eksplorimi i trupit tuaj
Asnjė prej nesh nuk mund ta thotė me saktėsi se sa tė kėnaqshme do
tė jenė kontaktet e ndryshme seksuale qė do tė kemi ose se ēfarė rezultati
do tė kenė ato. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe kur ėshtė fjala pėr partnerėt
tanė, marrdhėniet seksuale qė kryejmė dhe kėnaqėsinė qė marrim. Kėto
pėrvoja kėrkojnė njė eksplorim dhe njohje tė thellė tė trupit tuaj
nga ju dhe/ose tė trupit tė tė tjerėve. Njė mėnyrė e mirė pėr ta bėrė
kėtė ėshtė eksplorimi i trupit tuaj. Kjo mund tė zhvillojė njohuritė
tuaja nė tė kuptuarit e trupit, tė ndjesive dhe tė mėnyrės se si reagon
ai. Masturbimi ėshtė njė nga mėnyrat e kėtij eksplorimi. Tė masturbosh
do tė thotė tė luash me organet e tua seksuale, tu bėsh atyre masazh
ose ti fėrkosh me duar pėr tė pėrftuar kėnaqėsi seksuale. Masturbimi
ėshtė njė fomė e shprehjes seksuale dhe mund tė ēlirojė tensionet
seksuale. Nė disa kultura njerėzve u thuhet se masturbimi tė dėmton,
por pėr kėtė nuk ka prova mjeksore. Pra, pavarėsisht nga ēfarė mund
tju thuhet pėr kėtė ēėshtje, nga masturbimi nuk ju vjen asnjė dėm.
Natyrisht, ju nuk keni pse tė masturboni nėqoftėse nuk doni ta bėni
njė gjė tė tillė.
Bashkudhėtarėt tuaj
Marrdhėniet seksuale midis meshkujve dhe femrave quhen marrdhėnie
heteroseksuale ose tė drejtpėrdrejta. Ndėrsa marrdhėniet midis partnerėve
tė tė njėjtit seks quhen marrdhėnie homoseksuale. Meshkujt homoseksualė
kanė tėrheqje seksuale ndaj meshkujve tė tjerė. Ndėrsa femrat lesbike
kanė tėrheqje seksuale ndaj femrave tė tjera. Disa njerėz e dinė qė
janė homoseksualė qė nė moshė tė vogėl dhe janė shumė tė qetė pėr
kėtė fakt. Disa tė tjerė mund tė mos e dinė kėtė, ndėrsa shumė tė
tjerė i fshehin ndjenjat e tyre sepse kanė frikė ose turp qė janė
ndryshe nga tė tjerėt. Megjithėse shumė njerėz nė ditėt tona besojnė
se preferencat seksuale tė njerėzve janė njė ēėshtje personale, jeta
mund tė jetė shumė e vėshtirė pėr njė homoseksual pėr shkak tė paragjykimeve
qė shumė njerėz kanė pėr homoseksualitetin. Madje, nė disa vėnde homoseksualiteti
ėshtė ende i paligjshėm. Homoseksualėt janė si gjithė tė tjerėt pėrsa
i pėrket zotėrimit tė atij lloji tė identitetit seksual qė u pėrshtatet
atyre mė mirė. Kjo ndryshon nga njėri individ tek tjetri dhe nga njėra
marrdhėnie tek tjetra. Preferencat seksuale tė njeriut mund tė ndryshojnė.
Disa njerėz janė aktivė nga ana seksuale si me burrat, ashtu edhe
me gratė. Ky lloj identiteti seksual quhet biseksualizėm.
Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerėzve me seks tė kundėrt
ose tė njėjtė, zakonisht pėrfshijnė prekjen, eksitimin dhe afeksionin.
Pėrvojat seksuale mund tė kenė tė bėjnė sa me emocionet aq edhe me
aktet fizike. Marrdhėniet pozitive midis dy partnerėve mund tė kenė
njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė marrdhėniet e tyre seksuale dhe nė
ndjenjat intime mes tyre. Disa njerėz besojnė se nuk ka kuptim tė
ketė marrdhėnie seksuale po tė mos tė egzistojė dashuria midis dy
partnerėve. Por ka tė tjerė qė nuk kanė njė partner tė rregullt dhe
vazhdojnė tė kenė marrdhėnie seksuale aktive. Marrdhėniet seksuale
dhe dashuria nuk janė saktėsisht e njėjta gjė. Megjithatė, pėr shumė
njerėz dashuria dhe marrdhėniet seksuale shkojnė sė bashku. Mjetet
e informimit shpesh i portretizojnė marrdhėniet seksuale ose si njė
aktivitet i natyrshėm qė ėshtė eksitues dhe pa rreziqe, ose si njė
aktivitet i dėmshėm, anormal dhe i rrezikshėm. Vendimi pėr tė patur
marrdhėnie seksuale ėshtė njė vendim i madh dhe ėshtė e rėndėsishme
tė kuptohen pasojat e njė vendimi tė tillė. Mund tė jetė njė mrekulli,
por ju mund tė ndjeheni fajtorė dhe tė zhgėnjyer mė pas, nėse mendoni
se nuk morėt vendimin e duhur dhe nėse nuk ndjeheshit tė gatshėm pėr
tė hyrė nė marrdhėnie tė tilla. Njerėz tė ndryshėm vendosin tė fillojnė
aktivitetin seksual pėr arsye tė ndryshme: nga kurioziteti, nga tė
qėnit nėn presionin e partnerit tė tyre, sepse duan tė kėnaqin partnerin
tjetėr, ose sepse shokėt/shoqet e tyre e bėjnė njė gjė tė tillė. Disa
tė tjerė vendosin qė tė presin derisa tė martohen ose ta njohin mirė
partnerin. Nganjėherė ky ėshtė njė vendim qė njeriu e merr nga nxitja
e momentit, por, gjithsesi, nuk ėshtė gjithmonė njė vendim i lehtė
pėr tu marrė. Por mos harroni se mund tė thoni edhe jo. Dhe, pavarėsisht
nėse thoni po ose jo, mendoni si pėr pasojat e mundshme, ashtu
edhe pėr kėnaqėsinė.
Zgjedhja e destinacionit
Pika fillestare e udhėtimit tuaj nė botėn e seksit ėshtė vetvetja,
lejimi i vetvetes pėr tė eksploruar ndjesitė tuaja seksuale dhe pėr
tu kėnaqur me to. Mėnyra mė e kėnaqshme pėr tė arritur rezultatin
optimal ėshtė nėpėrmjet njė komunikimi sa mė tė mirė. Nė kėtė drejtim
ndihmon shprehja e dėshirave qė keni.
Ju mund tė dėshironi tė bėni diēka qė partneri i juaj nuk e ka bėrė
ndonjė herė mė parė.
Ju mund tė dėshironi tė kryeni marrdhėnie seksuale mė rrallė ose
mė shpesh se sa partneri juaj.
Ju mund tė dėshironi tė keni njė fėmijė.
Ju mund tė mos dėshironi tė keni njė fėmijė.
Ju mund tė dini po aq sa edhe partneri juaj pėr kryerjen e marrdhėnieve
seksuale tė sigurta/ pa rreziqe.
Ju mund tė dini mė shumė se partneri juaj pėr kryerjen e marrėdhėnieve
seksuale tė sigurta/ pa rreziqe.
Ju mund tė keni mė shumė ose mė pak pėrvojė se sa partneri juaj.
Ju mund tė doni tė realizoni me partnerin tuaj skena pėr tė cilat
fantazoni.
Kėto dallime mund tė trajtohen duke komunikuar me partnerin tuaj dhe
duke diskutuar me tė nevojat dhe dėshirat reciproke. Kjo mund tė jetė
shumė e vėshtirė pėr tu realizuar qė nė fillim. Nuk ka ndonjė rrugė
tė drejtė ose tė gabuar pėr tė kryer marrdhėniet seksuale, nė njė
kohė qė egzistojnė shumė mėnyra pėr tė shprehur ndjenjat pėr njėri
tjetrin. Vetė trupi juaj do tju tregojė atė qė ju dėshironi. Nganjėherė
mjaftojnė vetėm puthjet.
Dėshirat tuaja seksuale mund
tė pėrfshijnė masturbimin reciprok, seksin gojor (qė
nėnkupton pėrkėdheljen e organeve gjenitale tė partnerit tuaj me buzėt
ose gjuhėn tuaj), tė qėnit i ashper ose i butė me njėri-tjetrin, kryerjen
e marrdhėnieve seksuale depėrtuese (vaginale ose anale) ose kryerjen
e marrdhėnieve seksuale jodepėrtuese. Format e marrdhėnieve qė mund
tė kryeni me partnerin/partneren tuaj janė po aq pa fund sa edhe imagjinata
juaj.
Marrdhėniet seksuale vaginale.
Kėto lloj marrdhėniesh pėrbėjnė, ndoshta, aktivitetin seksual qė praktikohet
mė shumė nga ēiftet heteroseksuale. Kjo formė e marrdhėnieve seksuale
depėrtuese, ku organi gjenital mashkullor, penisi, depėrton nė organin
gjenital femėror, vaginėn, pėrbėn njė nga mėnyrat e mbetjes shtatzanė.
Kur penisi hyn nė vaginė, njėri ose tė dy partnerėt lėvizin vithet
nė mėnyrė qė penisi tė lėvizė para e mbrapa me ndryshime nė ritėm.
Ky proces mund tė zgjasė nga disa minuta nė rreth njė orė. Kjo zakonisht
pėrfundon me arritjen e njė kulmi eksitimi seksual qė quhet orgazėm.
Kryerja e marrdhėnieve seksuale mund tė ketė vėshtirėsi, vecanėrisht
nėqoftėse ajo kryhet pėr herė tė parė, apo nėqoftėse njėri ose tė
dy dy partnerėt nuk janė tė qetė. Puthjet dhe pėrkėdheljet eksitojnė
si femrėn dhe mashkullin. Penisi i shumicės sė burrave ngrihet, dhe
ata shumė shpejt bėhen gati pėr tė kryer marrdhėnie seksuale. Gratė
mund tė kenė nevojė tė eksitohen derisa vagina tė hapet pėr tė lejuar
qė penisi tė hyjė lehtėsisht dhe pa dhimbje. Kur gruaja ėshtė seksualisht
e eksituar, trupi i saj prodhon njė lėng natyral lubrifikues qė ndihmon
depėrtimin. Ka mėnyra tė ndryshme dhe pa fund pėr tė kryer marrdhėnie
seksuale depėrtuese, kėshtu qė njeriu duhet tė jetė i pėrgatitur pėr
njė udhėtim me shumė surpriza nė zona tė panjohura dhe pėr gjetjen
e atyre mėnyrave qė i pėrshtaten mė mirė secilit prej partnerėve.
Orgazma
Marrdhėniet seksuale konsistojnė nė eksitimin e parnerėve qė i kryejnė
ato. Ato mund tė pėrfshijnė edhe orgazmėn, e cila krijon ndjenjen
e njė kėnaqėsie tė madhe si pėr burrat, ashtu edhe pėr gratė. Realizimi
i orgazmės me njė partner mund tė kėrkojė praktikė dhe komunikim tė
mirė. Eshtė e rėndėsishme tė kuptohet se nuk quhet dėshtim nėse partneri
apo partnerja juaj nuk e arrin orgazmėn nė tė njėjtėn kohė me ju,
ose nėse ju vetė nuk e realizoni atė. Kur penisi dhe njė organ i vogėl
shumė i ndjeshėm mbi vaginėn, i quajtur klitoris, eksitohen nė mėnyrė
tė mjaftueshme, atėhere mund tė ndodhė orgazma. Orgazma konsiston
nė njė numėr kontraktimesh muskulare qė ndodhin nė organet seksuale.
Kėto kontraktime ndjehen nė formėn e dridhjeve, tė cilat pėrhapen
nė tė gjithė trupin duke shkaktuar njė ndjenjė kėnaqėsie intensive,
qė pasohet nga njė ndjenjė ēliruese. Nė momentin e kulmit tė eksitimit
tė mashkulit, nga penisi i tij del sperma. (Megjithatė meshkujt mund
tė realizojnė orgazma edhe pa derdhje tė spermės.) Pothuajse ēdo femėr
mund ta arrijė orgazmėn vetėm nėpėrmjet stimulimit tė organit tė ndjeshėm
klitoris. Shumė tė pakta janė ato femra qė mund ta arrijnė atė pa
eksitimin e klitorisit. Gratė realizojnė orgazma edhe nėpėrmjet stimulimit
vaginal.
Njėri nga partnerėt mund ta arrijė orgazmėn pėrpara tjetrit, ndėrkohė
qė orgazma mund tė mos ndodhė sa herė qė kryhen marrdhėnie seksuale.
Truri luan njė rol po aq tė madh nė jetėn tonė seksuale sa edhe trupi.
Kjo shpjegon edhe rolin qė luajnė mendimet, ndjenjat, fantazitė dhe
dėshirat tona nė eksitimin tonė seksual.
Vėndet problematike
Tė gjithė mund tė hasim nė vėshtirėsi nė momente te caktuara, nganjėherė
pėr shkak tė gabimeve qė bėjmė, nganjėherė sepse gjėrat nuk shkojnė
sipas planit ose ngaqė nuk kuptojmė atė qė duam tė realizojmė.
Kėshtu mund tė ndodhė qė, po tė shprehemi nė mėnyrė tė figurshme,
ju te vizitoni:
Vende qė ju nuk kishit nė plan ti vizitonit
Vende nė tė cilat ju nuk e kuptonit njėri-tjetrin
Vende ku ju nuk e keni zgjedhur vetė partnerin
Vende ku ju keni frikė tė shkoni, ose ku situata mund tė dalė jashtė
kontrollit tuaj.
Pasoja qė duhen marrė parasysh:
Siguria juaj
Prirja pėr tė qėnė i/e sigurt nganjėherė mund tė duket monotone dhe
e mėrzitshme, por siguria mund tju ndihmojė qė tė mos mbeteni shtatzanė,
ose tė mos lini dikė tjetėr shtatzanė. Ajo mund tju ndihmojė qė tė
mos sėmureni dhe qė tė ruani miqėsitė dhe shoqėritė qė doni. Eshtė
mirė qė tė ndjehesh i/e sigurt, vecanėrisht kur je nė njė vend qė
nuk ke qėnė ndonjėherė mė parė. Ka raste kur kėrkohet, madje edhe
pritet, qė ju tė kryeni marrdhėnie seksuale me njė person qė ju nuk
dėshironi. Personi nė fjalė mund tė jetė shumė kėrkues e madje edhe
i dhunshėm. Ju mund tė mos e njihni atė. Por edhe mund ta njihni mirė
dhe madje mund tė keni lidhje me tė. Shpesh njerėz tė tillė janė nė
pozita tė pushtetshme dhe mund tė pėrpiqen tė ushtrojnė presion ndaj
jush, tju kėrcėnojnė ose tju japin edhe para ose shpėrblime tė ndryshme
pėr tju bėrė qė tė kryeni marrdhėnie seksuale me ta. Ky quhet abuzim.
Ajo qė ata/ato bėjnė pėrkundrejt jush mund tė jetė e paligjėshme,
por mund tė jetė edhe e rrezikėshme. Nėqoftėse keni probleme tė tilla,
duhet ti drejtoheni pėr kėshilla njė personi tek i cili keni shumė
besim se do tju ndihmojė. Ky person mund tė jetė dikush brėnda ose
jashtė familjes suaj. Duhet tė keni parasysh se pėr kėtė ju nuk keni
asnjė faj. Marrdhėniet seksuale nuk duhet tė bazohen nė imponimin
me dhunė dhe as nė marrje apo dhėnie parash. Ato mbėshteten tek besimi
dhe kėnaqėsia reciproke. Tė thuash po mund tė ketė kuptimin tė pranosh,
por tė thuash jo, gjithmonė do tė thotė jo.
Rreziqet gjatėudhėtimit
Dy rrugėt qė mund tė garantojnė shmangjen e njė shtatzanie tė padėshiruar,
ose tė infeksioneve qė transmetohen nė rrugė seksuale, pėrfshirė dhe
virusin HIV, janė ose duke mos kryer marrdhėnie seksuale me asnjė
njeri ose duke kryer marrdhėnie seksuale tė sigurta. Marrdhėnie seksuale
tėrėsisht tė sigurta nuk egzistojnė. Ju mund tė kryeni marrdhėnie
seksuale mė tė sigurta duke pėrdorur prezervativė. Infeksionet qė
transmetohen nė rrugė seksuale janė sėmundje qė mund tė merren nėpėrmjet
kontakteve seksuale. Infeksionet mė tė zakonshme qė transmetohen nė
rrugė seksuale janė lythet gjenitale, herpesi gjenital, klamidia,
sifilisi, gonorea, trikomonioza dhe virusi HIV.
Femra duhet tė kėrkojė ndihmė
mjeksore nėqoftėse konstaton ndonjė nga shenjat e mėposhtme:
Sekrecione vaginale me njė ngjyrė, erė ose sasi jo tė zakonshme
Dhimbje dhe djegie gjatė urinimit
Dhimbje dhe kruarje pėrreth vaginės
Dhimbje gjatė kryerjes sė marrdhėnieve seksuale
Skuqje/flluska pėrreth vaginės.
Mashkulli duhet tė kėrkojė ndihmė
mjeksore nėqoftėse konstaton ndonjė nga shenjat e mėposhtme:
Sekrecione nga penisi me njė ngjyrė, erė ose sasi jo tė zakonshme.
Djegie gjatė dhe menjėherė pas urinimit.
Skuqje, lyth ose flluska nė ose rreth penisit.
Pulla tė kuqe ose puērra nė zonėn gjenitale ose nė pjesė tė tjera
tė trupit.
Cfarė ndodh nėqoftėse ju nuk kėrkoni kėshilla:
Ju mund tė sėmureni rėndė, tė bėheni tė paaftė dhe infertilė.
Shumica e infeksioneve qė transmetohen nė rrugė seksuale mund tė kurohen.
Shoqata e Planifikimit Familjar ose mjeku do tju kėshillojnė pėr
analizat qė duhen bėrė pėr kėto infeksione. Nganjėherė nuk ka shenja
tė dukshme tė kėtyre infeksioneve. Njė rast i tillė ėshtė pėrshembull
infektimi nga klamidia. Prandaj ėshtė gjithmonė mė mirė qė ta mbroni
veten dhe natyrisht partnerin tuaj, duke pėrdorur prezervativė.
Virusi HIV/SIDA
Virusi HIV- Human Immuno-deficiency Virus (virusi i mungesės sė imunitetit
tė njeriut) ėshtė njė virus qė shkatėron sistemin tuaj tė imunizimit.
SIDA Sindroma e Mungesės sė Imunitetit tė Fituar ėshtė gjendja
qė pason kur trupi ėshtė i infektuar me virusin HIV dhe trupi nuk
ėshtė nė gjėndje tė luftojė njė numėr infeksionesh dhe sėmundjesh
ndaj tė cilave ekspozohet. Virusi HIV nuk mund tė depėrtojė nėpėrmjet
lėkurės sė pa dėmtuar dhe as nėpėrmjet barrierės qė ofron njė prezervativ.
Ai nuk mund tė jetojė gjatė, jashtė trupit tė njeriut. Virusi nuk
mund tė transmetohet nėpėrmjet kontakteve tė tilla si puthja, masturbimi,
shtrėngimi i duarve, prekja e ndenjėses sė banjės dhe pėrdorimi i
lugėve, pirunėve dhe thikave tė njėjta me personat e infektuar. Ai
nuk mund tė merret as nėpėrmjet pickimit tė insekteve. Ka dy rrugė
kryesore tė transmetimit tė kėtij virusi nga njė person nė njė tjetėr.
Njė rrugė ėshtė kur sperma ose lėngu vaginal i njė personi tė infektuar
hyn nė trupin e njė personi tjetėr gjatė marrdhėnieve seksuale depėrtuese
(vaginale ose anale). Rruga tjetėr ėshtė ajo e kalimit tė virusit
nga gjaku nė gjak, domethėnė kur gjaku i njė personi tė infektuar
depėrton nė trupin e njė personi tjetėr. Pėr kėtė arėsye pėrdoruesit
e drogės, tė cilėt pėrdorin tė njėjtat shiringa tė infektuara pėr
tė injektuar drogėn, janė nė rrezik ashtu si edhe njerėzit tė cilėt
bėjnė transfuzion gjaku me pajisje jo tė sterilizuara siē duhet. Gratė
qė janė tė infektuara me kėtė virus ia kalojnė atė fėmijėve tė tyre
tė ardhshėm gjatė barrės, nė lindje ose nėpėrmjet qumėshtit tė gjirit.
Kur virusi HIV hyn nė trupin e njė personi, ai cilėsohet si HIV pozitiv.
Njeriu mund tė jetė HIV pozitiv pa e ditur se ėshtė i tillė. Shenja
dhe simptoma tė mundshme tė virusit HIV/SIDA-s janė: rreth 10 % humbje
nė peshė, ethe pėr mė shumė se njė muaj, lodhje, dhe djersitje natėn.
Njerėzit mund tė jenė tė infektuar, domethėnė tė jenė HIV pozitiv,
pėr shumė vjet pėrpara se tek ata tė zhvillohet sėmundja e SIDA-s.
Virusi HIV nuk duhet paragjykuar, dhe nuk i pėrket grupeve tė caktuara
njerėzish. Ai ėshtė thjesht njė sėmundje qė transmetohet si rezultat
i sjelljeve qė bartin rreziqe. Virusi pėrbėn njė sėmundje qė mund
tė na prekė tė gjithėve, por nuk ėshtė i pashmangėshėm. Nėse jeni
tė shqetėsuar dhe kėrkoni mė shumė informacion, shikoni listėn e kontakteve
bashkangjitur kėsaj broshure.
Pyetje qė bėhen shpesh:
A mund tė mbetesh shtatėzanė kur kryen marrdhėnie seksuale pėr herė
tė parė?
Po, nėqoftėse partnerėt janė fertilė(pjellore) dhe nuk pėrdorin mjete
kontraceptive.
A mund tė mbetesh shtatzanė kur kryen marrdhėnie seksuale gjatė periodave?
Po, ashtu sic mund tė mbeteni shtatzanė edhe kur :
a) kryeni marrdhėnie seksuale nė kėmbė,
b) kur bėni banjė pas kryerjes sė marrdhėnieve,
c) kur nuk bėni banjė pas kryerjes sė marrdhėnieve.
A mund tė infektohesh nėqoftėse nuk kryen marrdhėnie tė plota?
Po.
A janė marrdhėniet seksuale anale vetėm pėr meshkujt homoseksualė?
Jo, shumė heteroseksualė pėlqejnė tė kryejnė marrdhėnie seksuale anale,
por nė disa vende ato janė tė paligjėshme.
Si arrijnė tė kryejnė marrdhėnie seksuale femrat lesbike pa penis?
Siē bėjnė gjithė tė tjerėt me pjesėt e tjera tė trupit.
A mund tė mbarohet sperma?
Jo. Ēdo testikul prodhon rreth 200 milionė spermatozoide cdo ditė.
ĒFARE DUHET TE DINI
Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se ēfarė janė organet seksuale dhe
riprodhuese, tė dihen emrat e pjesėve tė ndryshme tė tyre dhe si funksionojnė
ato. Nė vazhdim po bėjmė njė udhėtim tė shkurtėr nėpėr kėto pjesė
tė trupit.
Trupi i femrės
Vezorja: ka dy vezore, secila
me madhėsi sa njė bajame, tė cilat prodhojnė vezė.
Mitra (uterusi): ka pėrmasat dhe formėn
e njė dardhe tė kthyer me bishtin poshtė. Ajo pėrbėhet nga muskuj
dhe zmadhohet kur nė tė rritet bebja.
Tubat falopianė (brirėt e mitrės): janė
dy dhe lidhin vezoren me mitrėn.
Fshikėza e urinės: qese e pėrbėrė nga inde
muskulorė dhe fibrozė e cila mban urinėn.
Uretra: tubi qė bart urinėn
nga fshikėza.
Vagina: njė tub rreth 8 cm
i gjatė, nga cerviksi (qafa e mitrės) deri tek vulva, vrima midis
kėmbėve. Vagina ėshtė shumė elastike dhe pėrshtatet perreth penisit
tė mashkullit, ose pėrreth bebes gjatė lindjes.
Anusi: vrima nė fund tė zorrės sė trashė,
e cila mbahet e mbyllur nga dy muskuj.
Qafa e mitrės (cerviksi): normalisht ėshtė
e mbyllur dhe ka vetėm njė vrimė tė vogėl, nėpėrmjet sė cilės del
gjaku gjatė periodave.
Klitorisi (kathica ose thepi):
njė organ i ndjeshėm nė pjesėn e sipėrme tė organeve gjenitale femėrore,
tė cilit i duket vetėm pjesa e sipėrme. Gjatė eksitimit seksual, klitorisi
zmadhohet dhe forcohet dhe mund tė jetė fokusi i orgazmės (shih: orgazma)
Trupi i mashkullit
Penisi: organ qė pėrbėhet nga
njė ind i ngjashėm me njė sfungjer, i cili kur eksitohet, mbushet
me gjak qė e bėn atė tė ngrihet dhe forcohet. Gjatėsia mesatare e
penisit, kur ai ėshtė i ngrehur, ėshtė rreth 12 deri 19 cm.
Uretra: tubi qė bart urinėn nga fshikėza
dhe spermėn (pėrfshirė spermatozoidet) pėrmes penisit.
Koka e penisit: ka formėn e
njė helmete.
Lafsha (paralėkura): lekura qė mbulon kokėn
e penisit; ajo duhet tėrhequr pėr pastrim pėr tė shmangur infeksionet.
Rrethprerja (ose bėrja synet):
prerja e lafshės ėshtė njė procedurė qė kryhet tek djemtė nė moshėn
e fėmijėrisė, si pjesė e njė tradite kulturore, njė praktike fetare
ose pėr arsye mjeksore. Spermatozoidet: qeliza tė vogla nė formėn
e embrioneve tė bretkosave qė, kur bashkohen me njė vezė nga vezoret
e femrės, pllenohen dhe formojnė njė qelizė tė re, qė njihet si fetus.
Sperma: lėngu ku notojnė spermatozoidet.
Spermatozoidet nevojiten pėr ta bėrė vezėn e femrės pjellore pėr tė
bėrė fėmijėn. Spermatozoidet derdhen me spermėn nėpėrmjet uretrės.
Uretra zakonisht bart urinė, por gjatė derdhjes sė spermės urina nuk
mund tė hyjė tek spermatozoidet. Njė lugė kafeje me spermė pėrmban
mesatarisht deri nė 300 milionė spermatozoide.
Testikulat: organe tė buta
e tė rrumbullakta qė prodhojnė spermatozoidet.
Skrotum: cipa nė formė qeseje,
brenda tė cilės janė testikulat.
Virgjėria
Njė grua, njė vajzė a njė djalė janė tė virgjėr kur nuk kanė kryer
marrdhėnie seksuale. Gratė kanė njė membranė pėrreth vrimės vaginale,
qė quhet himen. Prania e membranės nuk ėshtė njė shenjė e virgjėrisė.
Ajo mund tė ēahet edhe si rezultat i ushtrimeve gjimnastikore, veprimtarive
sportive ose nga pėrdorimi i tamponėve. Disa njerėz besojnė se cipa
pėrreth vrimės vaginale ėshtė e vetmja provė e virgjėrisė. Njė besim
i tillė mund tė shkaktojė shumė trishtim dhe ankth pėr vajzat e reja
qė nuk e kanė membranėn, por qė nė fakt janė tė virgjėra. Kryerja
e marrdhėnieve seksuale depėrtuese pėr herė tė parė, mund tė jetė
njė pėrvojė e frikshme. Kur njėri ose tė dy partnerėt janė tė virgjėr,
nevoja pėr butėsi dhe mirkuptim ėshtė shumė e rėndėsishme. Cipa vaginale
nuk ėshtė njė mur qė duhet shėmbur. Pėr tė provuar se virgjėria ka
marrė fund nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė i pranishėm gjaku. Kryerja
e marrdhėnieve seksuale depėrtuese pėr herė tė parė mund tė jetė e
dhimbshme si pėr mashkullin, ashtu edhe pėr femrėn. Femra mund tė
mbetet shtatzanė qė gjatė kryerjes sė marrdhėnies seksuale tė parė.
Shtatzania
Qė njė vezė tė bėhet pjellore ajo duhet tė hyjė nė kontakt me spermatozoidet
e mashkullit. Nė ēastet kur mashkulli arrin orgazmėn, sperma udhėton
nga testikulat nėpėr penis dhe derdhet nga penisi nė pjesėn e sipėrme
tė vaginės. Sperma udhėton drejt mitrės duke u takuar me vezėn, zakonisht
nė tė ashtuquajturit brirėt e mitrės ose tubat falopianė. Nėqoftėse
njė spermatozoid bashkohet me njė vezė, gruaja mbetet shtatzanė. Veza
pastaj zbret nė mitėr ku vendoset dhe fillon tė zhvillohet. Pas rreth
9 muajsh lind fėmija. Shėnjat e para tė shtazanisė pėrfshijnė: ndalimin
e periodave, zmadhimin e gjinjve dhe zbutjen e tyre, tė vjella, njė
shije metalike nė gojė, lodhje dhe marrje mendsh. Shtazania mund tė
konfirmohet me anė tė njė prove tė thjeshtė qė mund ta bėni nė Shoqatėn
e Planifikimit Familjar ose nė njė klinikė.
Aborti
Aborti ėshtė procedura e ndėrprerjes sė njė shtatzanie tė padėshiruar.
Pėr tė kryer kėtė ose ekstraktohet pėrmbajtja e mitrės, ose gruas
i jepet mjekim pėr tė shkaktuar abortin.
Shtazania mund tė mos jetė gjithmonė njė lajm i mirėpritur. Kur femra
mbetet me barrė pa dashur, situata mund tė jetė shumė shqetėsuese.
Disa njerėz besojnė nė mite, sipas tė cilave, duke pirė sasi tė mėdha
alkooli, ose duke bėrė banja me ujė tė nxehtė mund tė abortosh nė
mėnyrė spontane. Kėto nuk janė metoda tė ndėrprerjes sė barrės, por
mėnyra tė dėmtimit tė shėndetit tuaj. Pėr hir tė shėndetit tuaj, ėshtė
e rėndėsishme tė veproni me shpejtėsi dhe tė vendosni nėse doni tė
abortoni apo jo. Ky ėshtė njė vendim personal, por femra mund tė dėshirojė
tė konsultohet me tė afėrm ose tė kėrkojė kėshilla profesionale. Cilido
qoftė vendimi juaj, kėrkoni kėshilla nga mjeku dhe/ose nga Shoqata
e Planifikimit Familjar, tė cilėt janė nė gjėndje tju japin kėshilla.
Nėqoftėse vendosni tė zgjidhni rrugėn e abortit, merrni masa sa mė
parė, mbasi procedura mund tė kėrkojė kohė. Do tju duhet tė veproni
nė mėnyrė sa mė tė sigurtė, duke u siguruar nė mėnyrė absolute qė
aborti tė bėhet nė njė spital a klinikė tė njohur. Ēfarėdo qė ju thuhet
pėr tė kundėrtėn, duhet ta dini se nuk ka siguri. Tė abortoni nėpėr
rrugica, do tė thotė tė rrezikoni shėndetin tuaj.
Cfarė duhet tė keni me vete:
Ditarin e periodave/tė marrjes sė tabletave
Mbrojtje sanitare
Prezervativė dhe spermicide
Mjete tė tjera kontraceptive
Adresa pėr tė kontaktuar nė rast nevoje
Harta qė tregojnė shėrbime tė nevojshme
Vaj pėr masazh
Qirinj aromatikė
Shami
Diēka tė mirė pėr tė pirė
Diēka tė shijshme pėr tė ngrėnė
Diēka tė kėndshme pėr tė lexuar.
Fjalė dhe Shprehje tė vlefshme
pėr tu pėrdorur nė lidhje me raportet seksuale:
Po dhe Jo
Jo tani/ndoshta mė vonė/njė herė tjetėr.
Ku mund tė blej prezervativė?
Kam nevojė pėr njė mjek me tė cilin tė bisedoj nė mirėbesim
E kam humbur fare/A jam i/e sigurt?
Ne nuk na pėlqejnė tė njėjtat gjėra
Po avancon shumė shpejt
Mė pėlqejnė vajzat/djemtė
Dua tė pres edhe pak mė gjatė
Mė duhet tė shkoj tani
Dua tė rri kėtu
Kėshtu (nuk) ėshtė mirė
Nuk mė pėlqen kėshtu
Mjaft tė lutem!
Mos ndalo!
Vazhdo! Jepi!
|
|
| |
|
| |
|
| |
|
| |
|
|